1Filloimë prap me rakumanduem vetëhenë t’onë? Apor mos kemi nevojë, sikurse disa vetë, për letëra rakumandie te ju, a për letëra rakumandie prei jush?
2Ju jeni letëra jonë, shkruem mbrenda ndë zemërat t’ona, qi njifet’ e këndohetë prei gjithë nierëzish;
3edhe shpërfaqeni se jeni letëra e Krishtit punuem prei nesh, qi ashtë shkruem jo me mellan, por me Shpirtin’ e Perëndisë gjallë, jo mbë rrasa të gurta, por mbë rrasa të mishta të zemërësë.
4Edhe të tillë shpëresë kemi mbë Perëndinë me anë të Krishtit,
5jo se jemi të zotënit’ e vetiut me marrë vesht ndonji gja porsi prei vetëhesë t’onë, por Perëndia asht’ i zoti për ne,
6ai qi na bani të zotënitë me qenunë shërbëtorët’ e dhiatësë re, jo të letërësë, por të shpirtit, sepse letëra vret, por shpirti ep jetë.
7Por ndë qoftë se shërbesë e vdekësë, shkruem edhe shtypunë ndë gurë, u ba e lavdueshime, kaqi sa të bijt’ e Israelit s’mundeshinë me këqyrunë me sy faqen’ e Moiseut, prei laftit faqes’ ati, qi kishte me u prishunë,
8si s’ka me qenunë ma shumë e lavdueshime shërbesa e shpirtit?
9Sepse ndë qoftë se shërbesa e gjukimit për dam ashtë laft, shumë ma tepërë tepron ndë laft shërbesa e dreitënisë.
10Sepse as ajo qi qe e lavdueshime s’u lavdue mbë këte anë, për punë t’ati laftit qi kapërcen.
11Sepse ndë qoftë se ajo qi kishte me u prishunë qe e lavdueshime, sa ma tepër’ asht’ e lavdueshime ajo qi mbet.
12Tue pasunë pra të tillë shpëresë, flasinë shumë me sy çelë,
13edhe jo sikurse Moiseu qi vente mbulesë mbi faqet të vet, për mos me këqyrunë me sy të bijt’ e Israelit të mbrapëmen’ e asai qi kishte me u prishunë.
14Por mendimet’ e atyneve u verbuenë, sepse deri ditën’ e sotshime u mbet ajo mbulesë pa sbuluem mbë të kënduemit të dhiatësë vietërë, qi ajo mbulesë ashtë prishunë prei Krishtit.
15Por deri sot, kur këndohetë Moiseu, mbulesë gjindetë mbë zemërët t’atyne.
16Por kur të këthehetë te Zoti, ka me u hequnë mbulesa.
17Por Zoti ashtë Shpirti, edhe ku ashtë Shpirti i Zotit, atie ashtë të lirë.
18Por na të gjithë tue pamë porsi ndë pasqyrë laftin’ e Zotit me faqe të sbulutë, ndërroimë formënë mb’ate shëmbëllëtyrë prei laftit mbë laft, porsi prei Shpirtit Zotit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.