Iakobit 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Iakobi, shërbëtori i Perëndisë edhe i Zotit Iesu Krisht, mbë të dy-mbë-dhetë farat qi janë shpërdamë, falemi me shëndet.

2Kujtonia për qish-do gëzim, o vëllazën, kur të bini mbë qish-do farë ngasëjesh,

3tue ditunë se provimi i besësë tuei punon durim,

4edhe durimi le të ketë punë të kullutë, qi të jeni të kullutë edhe të tanë, pa qenunë të mangutë as mbë ndonji gja.

5Edhe ndë i mengoftë dituni ndonjianit prei jush, le të lypi prei Perëndisë qi u ep të gjithëve pa kursim, e nukë qarton; edhe ka me iu dhanë.

6Por le të lypi me besë, pa qenunë me dy mendie, sepse ai qi ashtë me dy mendie i përgjan valësë detit qi tundetë prei erës’ edhe përpiqetë.

7Sepse ai nieri le të mos kuitojë se ka me marrë gja prei Zotit.

8Nieriu me dy mendie asht’ i paqindrueshim mbë gjith’ udhët e veta.

9Le të mburretë pra vëllai i përungjëtë ndë të naltët të vet,

10e i pasuni ndë të përungjët të vet, sepse ka me shkuem porsi luleja e barit.

11Sepse leu dielli bashkë me vapënë, edhe thau barinë, edhe luleja e ati ra, edhe bukuria e faqes’ ati hupi; kështu edhe i pasuni ka me u vyshkunë nd’udhët të veta.

12Lum ai nieri qi duron ngasëje, se si të provohetë ka me marrë kunorën’ e jetësë, qi ua ka zotuem Zoti atyneve qi duen’ ate.

13Kur të ngitetë kushi, le të mos thotë, se ngitetë prei Perëndiet; sepse Perëndia s’ngitetë prei së këqish, edhe ai s’nget kend.

14Por gjithë-se-cilli ngitetë tue u tërhiekun’ e tue u gënjyem prei dëshërimit,

15mbasandai dëshërimi mbarset’ e piell fajinë, edhe faji si të bahetë, piell vdekënë.

16Mos gënjehi, o vëllazënit’ e mi të dashunë.

17Qish-do e dhan’ e mirë, edhe qish-do dhunëti e kullutë ashtë prei së nalti, edhe sdrip prei Atit dritavet, qi mb’ate s’ka të ndërrueme, a të këthyeme hieje.

18Prei dashunimit vet na puell me fjalën’ e së vërtetësë, qi të jemi nji pem’ e parë e krietyravet ati.

19Përandai, o vëllazënit’ e mi të dashunë, qish-do nieri le të jet’ i shpeitë mbë të ndëgjuemit, i vonë mbë të folunit, i vonë mbë zemërim,

20sepse zemërimi i nieriut s’punon dreitënin’ e Perëndisë.

21Përandai si të hethni tej qish-do palavi e të tepruemit’ e së keqesë, pritni me butësinë fjalënë qi ka bimë ndër ju, qi ajo mundetë me shpëtuem shpirtënatë tuei.

22Edhe bahi asish qi e bajënë fjalënë, e jo vetëm’ asish qi e ndëgjojënë, tue gënjyem vetëhenë tuei.

23Sepse ndë ndëgjoftë kushi fjalënë, e të mos e bajë, kyi i përgjan nji nieriu qi shikon faqen’ e vetiut ndë pasqyrët,

24sepse e shikoi vetëhenë, edhe iku, edhe përnjiherë e harroi se si ishte.

25Por ai qi ulet’ e shikon ndë të kullutënë ligjën’ e së lirësë, edhe qindron mb’ate, kyi si të bahetë jo asi qi ndëgjon e harron, por asi qi ban punënë, kyi ka me qenun’ i lumunë ndë punët të vet.

26Ndë duketë kush ndër ju se asht’ i feshim, edhe s’i ve fre gjuhësë vet, por gënjen zemërën’ e vet, feja e këti asht’ e kotë.

27Feja e këthiellët’ edhe e papugame për-anë Perëndisë edhe Atit ashtë këjo: Me vum’ ore të vorfën e gra të veja ndë shtrëngimt t’atyne, me rueitunë vetëhenë të pa-shgryem prei botet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help