1Qish kemi me thanë pra? Kemi me qindruem ndë fajt, qi të tepërojë hiri?
2Qoftë lark; na qi vdiqmë ndë fajt, si kemi me rruem ma nd’ate?
3A nuk’ e dini se sa u pagëzuem mbë Iesu Krishtinë, u pagëzuem mbë vdekët t’ati?
4U vorruem pra bashkë me ate me anë të pagëzimit mbë vdekët; edhe sikurse Krishti u ngjall prei së vdekunish me anë të laftit Atit, kështu edhe na të ecimë ndë jetë të re.
5Sepse sikurse na u bam nji bimë bashkë me ate mbas shëmbëllimit vdekës’ ati, kemi me qenun’ edhe mbas shëmbëllimit së ngjallëmesë;
6tue ditunë këte, se i vietëri nieriu ynë u kryqëzue bashkë, për me u prishunë korpi i fajit, qi të mos i shërbejmë na ma fajit.
7Sepse ai qi vdiq u lirue prei fajit.
8Por ndë paçimë vdekunë bashkë me Krishtinë, besojmë se kemi me rruem bashkë me ate,
9sepse e dimë, se Krishti u ngjall prei së vdekunish, e nukë vdes ma; vdeka nuk’ e pushton ma ate.
10Sepse për ate qi vdiq, vdiq nji herë për fajinë; por për ate qi rron, rron mbë Perëndinë.
11Kështu edhe ju numëroni vetëhenë tuei, se jeni të vdekunë prei fajit, por të gjallë mbë Perëndinë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
12Le të mos mbëretënojë pra faji ndë korpit tuei të mortshiminë, qi t’i ndëgjoni ati mbas dëshërimesh ati;
13as mos bani anët’ e korpit tuei, armë shtrembënie mbë fajinë, por nxirni vetëhetë tueja përpara Perëndisë, si të gjallë prei së vdekunish, edhe anët’ e korpit tuei, armë dreitënie te Perëndia.
14Sepse faji s’ka me u pushtuem juvve, sepse nukë jeni ndënë ligjënë, por ndënë hirinë.
15Qish pra? Duhetë të fëjeimë, sepse s’jemi ndënë ligjënë, por ndënë hirinë? Qoftë lark.
16Nuk’ e dini, se mb’ate qi bani vetëhetë tueja shërbëtorë për ndëgjim, jeni shërbëtorët’ e ati qi i ndëgjoni, apo fajit për vdekë, apor ndëgjimit për dreitëni?
17Por falemi nders Perëndisë, sepse qetë njiherë shërbëtorët’ e fajit, por tashti i ndëgjuetë me gjithë zemërë formësë mësimit qi u dhatë ndër duer mb’ate.
18Edhe mbassi u liruetë prei fajit, u batë shërbëtorët’ e dreitënisë.
19Nierëzisht po thom për ligështin’ e mishit tuei, sepse sikurse i bat’ anët’ e korpit tuei shërbëtorë mbë ndynësinënë, edhe mbë paligjëninë te paligjënia, kështu tashti bani anët’ e korpit tuei shërbëtorë mbë dreitëninë për shenjtënim.
20Sepse kur ishitë shërbëtorët’ e fajit, ishitë të lirë prei dreitënisë.
21Çfarë peme pra kishit’ atëherë prei atyne punëvet qi keni turp tashti për ato? Sepse e mbrapëmeja e atyneve ashtë vdekë.
22Por tashti qi u liruetë prei fajit, edhe u batë shërbëtorë te Perëndia, keni pemënë tuei për shenjtënim, edhe të mbrapëmenë, jetë të pasosëme.
23Sepse paga e fajit ashtë vdekë, por dhunëtia e Perëndisë ashtë jetë e pasosëme me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.