Titonë 3 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA III.

1Ua bier ndër mend atyneve të ulinë kryetë ndën’ urdhënat e ndënë pushtetet, t’u ndëgjojënë të parëvet, të jenë gati për qish do farë vepëre të mirë.

2Të mos nemin’ askend, të mos qartohenë, të jenë të hieshim, të diftojënë qish do butësinë mbë gjithë nierëzit.

3Sepse edhe na ishim njiherë të marrë, të pabindunë, të gënjyem, shërbëtorë ndë qish do farë dëshërimesh e kënaqiesh, e shkoishim jetënë ndë të keqe e ndë zmir, mëni-marrës, të pasunë mëni niani tietërinë.

4Por kur u duk e mira edhe mik-nierëzia e Perëndisë Shëlbyesit t’ynë, jo prei punësh dreitënisë qi punuem na, por mbas përdëllimit vet

5na shpëtoi, prei së lamesë të së lemesë për-së-ri, edhe prei së përtërimesë Shpirtit Shenjt,

6qi derdhi mbë ne me dorë të hapëtë me anë të Iesu Krishtit Shëlbyesit t’ynë,

7qi të dalimë të dreitë me hirin’ e ati, e të bahemi trashigimtarë mbas shpëresësë jetësë pasosëme.

8Për të zanë besë ashtë fjala, edhe due të vërtetojsh këto, qi të kenë kujdes ata qi i kanë besuem Perëndisë të jenë gati për vepëra të mira. Këto janë të mirat’ edhe të vëjefshimetë për nierëzit.

9Edhe kërkime të marra, e të ngjefuna brezash, e të ngrana me fjalë, edhe luftëna ligje t’i lashë mbë-nj-anë, sepse janë të pavëjefshime edhe të kota.

10Nierinë heretik si ta mësojsh nji herë, e dy herë,

11hiq dorë prei asai, sepse e di se kyi ka dalunë jashtë prei udhësë, edhe fëjen, sepse ashtë gjukuem prei vetëvetëhesë.

12Kur të dërgoj Artemanë a Tyhikunë te ti, nxito me ardhunë tek unë ndë Nikopolë, sepse atie e gjukova për me shkuem dimëninë.

13Dërgo përpara me nxitim Zenanë edhe Apollonë, qi të mos u mengojë gja.

14Le të xan edhe të tonëtë të jenë gati për vepëra të mira për nevojat e lypsëshime, qi të mos jenë të papemë.

15Të falenë me shëndet gjith’ ata qi janë bashkë me mue; faliu me shëndet atyneve qi na duenë mbë besët. Hiri qoftë bashkë me gjithë ju. Amen.

(Letëra) mbë Titonë qi qe urdhënuem episkop i parë i kishësë Kretësavet, u shkrue kah Nikopola e Makedonisë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help