2 Korinthianët 5 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA V.

1Sepse e dimë se ndë u prishtë shtëpia jonë e baltta e kësaj tende, kemi tietërë ndërtesë prei Perëndisë, nji shtëpi bamë pa dorë, të pasosëme ndë qillt.

2Sepse ndë këte tendë na fshaimë tue dëshëruem të veshimë përsipër ate shtëpinë t’onë qi ashtë prei qielli,

3ndonëse ndë paçim veshun’ ate, s’kemi me u gjetunë sveshunë,

4sepse na qi jemi ndë këte tendë, fshaimë prei së randësë, sepse s’duemë me e sveshunë, por me e veshunë përsipër, qi të përtërihet’ e mortshimeja prei jetësë.

5Edhe ai qi na bani gati për këte farë gjaje, ashtë Perëndia, qi na dha edhe kaparin’ e Shpirtit.

6Tue pasunë pra zemërë përherë, edhe tue ditunë sa deri sa rrimë ndë korp, jemi lark prei Zotit,

7(sepse ecimë me besë, e jo me faqe),

8përandai kemi zemërë, edhe na pëlqen ma tepërë me qenunë lark prei korpit, e të jemi afër te Zoti.

9Edhe përandai përpiqemi, a tue qenunë lark, a tue qenun’ afër, të jemi të pëlqyeshim tek Ai.

10Sepse na të gjithë duhetë me u dukunë përpara gjukatësë Krishtit, qi të shpaguhetë gjithë-se-cilli për ato punë qi janë punuem prei korpit, a të mirë, a të keqe.

11Tue ditunë pra frikën’ e Zotit, nierëzëvet ua mbushimë mendienë, por te Perëndia jemi të shpërfaqunë; shpërej se edhe mbë ndërgjegjëjet tueja jemi të shpërfaqunë.

12Sepse s’rakumandoimë vetëhenë t’onë për-së-ri te ju, por u apimë juve shkak me u mburrunë për ne, qi të keni qish t’u thoni atyne qi mburrenë me faqe, e jo me zemërë.

13Sepse a se jemi jashtë mentsh, për Perëndinë jemi, a se jemi ndër mend, për ju jemi.

14Sepse dashunia e Krishtit na shtrëngon, sepse këte e gjukoimë, se ndë vdiq nji për të gjithë, vallë të gjithë vdqinë;

15edhe vdiq për të gjithë, qi të mos rrojnë ma për vetëhen’ e atyne ata qi rrojnë, por për ate qi vdiq edhe u ngjall për ata.

16Përandai na çë tashti e mbaskëndai s’ngjofim’ askend mbas mishit; edhe ndonësëe ngjofmë Krishtinë mbas mishit, por tashti ma s’e ngjofimë.

17Përandai ndë qoftë ndonji mbë Krishtinë, kyi ashtë ndërtesë e re; të vietëratë shkuenë, qe tek u banë të ra të gjitha.

18Edhe të gjitha janë prei Perëndisë qi na paqtoi me vetëhen e ati me anë të Iesu Krishtit, edhe na dha shërbesën’ e paqtimit,

19se Perëndia ishte mbë Krishtinë, tue paqtuem botënë me vetëhen’ e ati, pa ua ngjefun’ atyneve fajetë; edhe na zuni besë për fjalën’ e paqtimit.

20Tashti pra laimësoimë për Krishtinë, sikurse të u lutei Perëndia me anë t’onë; u lutemi juve pra për Krishtinë, paqtohi me Perëndinë. Sepse Perëndia bani fajtuer për ne ate qi s’ngjofi faj, qi të bahemi dreitënia e Perëndisë prei ati.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help