LUKËSË 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Edhe Iesui plot me Shpirtinë Shenjt u këthye prei Iordanit, edhe u pru prei Shpirtit ndë shkretinët,

2tue u ngamë prei diallit katër-dhetë ditt. Edhe nukë hangër kurgja nd’ato ditt; edhe si u mbaruen’ ato, mbasandai i erdhi u.

3Edhe dialli i tha: Ndë je i Bir’ i Perëndisë, thuei këti guri të bahetë bukë.

4Edhe Iesui iu përgjeq, tue thanë: Ashtë shkruem - “Se nieriu s’ka me rruem vetëmë me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë”.

5Edhe dialli e hipi mbë nji mal të lartë. Edhe diftoi gjithë mbëretëniat’ e botësë për nji grimë herë.

6Edhe dialli i tha: Kam me të dhanë gjithë këte pushtet, edhe laftin’ e atyne, sepse ashtë dhanë n’dorë mejet; edhe ia ap kuit të demi.

7Ti pra ndë më adhurofsh, këto të gjitha kanë me qenunë të tuatë.

8Por Iesui u përgjeq, e i tha: “Shporru mbrapa meje Satana, sepse ashtë shkruem - Ke me adhuruem Zotinë Perëndinë tand, edhe ati vetëmë ke me iu lutunë”.

9Edhe ai e pruni ndë Ierusalem, edhe e qindroi mbi fletëzë të tempullit, edhe i tha: Ndë je i Bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tande poshtë prei këndyj,

10sepse ashtë shkruem - “Se ka me urdhënuem engjujt’ e vet për tyi, për me të rueitunë”;

11edhe: “Se kanë me të ngritunë mbi duer, për mos me shqitunë kambënë tande mbë gur”.

12Edhe Iesui u përgjeq, e i tha, se ashtë thanë: “S’ke me ngamë Zotinë Perëndinë tand”.

13Edhe dialli mbassi mbaroi çdo ngasëje, u largue prei ati për disa kohë.

14Edhe Iesui u këthye me fuqin’ e Shpirtit ndë Galile; edhe duel za për atë ndëpër gjith’ atë nahijenë.

15Edhe ai mësonte ndëpër synagogat’ e atyneve, tue u lavduem prei së gjithësh.

16Edhe erdhi ndë Nazaret, atie ku ishte rritunë; edhe, sikurse e kishte zakon, hyni ndë synagogët për ditë së shëtunash, edhe u ngrit me kënduem.

17Edhe ata i dhanë nji libër të profetit Isaisë. Edhe si çeli librinë, gjeti ate vendinë qi ishte shkruem:

18“Shpirti Zotit ashtë mbi mue, përandai më leu me voj, më dërgoi me u dhanë zanin’ e mirë të vobeqvet, me shëndoshun’ ata qi kanë thyem zemrënë, me predikuem dëlirëni robnavet, edhe të verbënavet të çelunit’ e syvet, me dërguem të shtrëngueshmitë ndë dëlirëni,

19me predikuem motinë të pëlqyeshim te Zoti”.

20Edhe si mbylli librinë, ia dha shërbëtorit, edhe ndejti. Edhe të gjith’ ata qi ishinë ndë synagogët i kishinë çuem sytë mbi ate.

21Edhe filloi me u than’ atyne, se: Sot u mbush këjo shkronjë ndër veshët tuei.

22Edhe të gjithë bajshinë deshmi mb’ate, edhe mërekulloheshinë për fjalët e hirit qi delshinë prei gojës’ ati, edhe thoshinë: Nuk’ ashtë kyi i bir’ i Iosefit?

23Edhe ai u tha atyne: Për të vërtet keni me më thanë këte parabullë: - Mjekës, shëndosh vetëvetëhenë; sa ndëgjuem se janë bamë ndë Kapernaumë, ban edhe këtu ndë dhet tand.

24Por ai tha: Për të vërtet po u thom juve, se as ndonji profet nuk’asht i pëlqyeshim ndë dhet të vet.

25Edhe për të vërtet po u thom juve: Shumë gra të veja ishinë ndë Israel ndë ditt të Eliut, ku u mbyll qielli tre viet e gjashtë muej, kur u ba nji zi e madhe mbë gjithë dhenë;

26por as te ndonjiana prei asosh s’u dërgue Eliu, veç te grueja e ve ndë Sarepta të Sidonësë.

27Edhe shumë të kromosun’ ishinë ndë Israel në ditt të profetit Eliseut; por as ndonji prei asish s’u qirue, veç Meeman Syriani.

28Edhe gjith ata qi ishinë ndë synagogët kur ndëgjuenë këto, u mbushnë me zemërim,

29edhe u ngritnë, edhe u nxuernë jashtë qytetit, edhe e prunë ngjysh ndë buzë të malit, atie ku ishte qytet’ i atyne, për me e rrëxuem poshtë.

30Por ai shkoi ndëpër miedis t’atyne, edhe iku.

31Edhe sdripi ndë Kapernaumë, qytetin’ e Galilesë, edhe ishte tue i mesuem ndër të shëtunat.

32Edhe tëmeroheshinë për mësimin’ e ati, sepse fjala e ati ishte me pushtet.

33Edhe ndë synagogët ishte nji nieri qi kishte shpirt dialli të ndytë, edhe bërtiti me za të madh, tue thanë:

34Mjer! Qish ke me ne edhe ti, Iesu Nazarinas? Erdhe me na hupunë? Të dij se cilli je, Shenjt’ i Perëndisë.

35Por Iesui e qirtoi, tue thanë: Mbëlith gojënë, edhe dil prei ati. Edhe dialli si e hodhi ndë miedis, duel prei ati pa i bamë ndonji dam.

36Edhe të gjithë u habitnë, edhe flitshinë njiani me tietrinë, tue thanë: Qish ashtë këjo fjalë! Se urdhënon shpirtënat’ e ndytë me pushtet e me fuqi, edhe dalinë.

37Edhe dilte za për ate mbë çdo vend të asai nahije.

38Edhe ai u ngrit prei synagogës’, e hyni ndë shtëpit të Simonit. Edhe të vieherrën’ e Simonit e kishinë zan’ ethe të forta; edhe iu lutnë për ate.

39Edhe ai si ndejti sipër asai, qirtoi ethet, edhe e lanë; edhe ajo përnjiherë u ngrit, e u shërbente atyne.

40Edhe kur ishte tue perënduem dielli, gjithë sa kishinë të sëmunë prei gjithë çfarë lingatash i prunë tek ai; edhe ai si vuni duertë mbë gjithë-se-cillinë prei asish, i shëndoshi.

41Edhe prei shumë vetësh delshin’ edhe djemën, tue gërthitun’ e tue thanë, se: Ti je Krishti i Bir’ i Perëndisë. Edhe ai tue i qirtuem s’i lente me folunë, sepse e dijshinë se ai ashtë Krishti.

42Edhe si u ba ditë, duel e voti ndë nji vend të shkretë; edhe gjindëja e kërkojshinë, edhe erthnë ngjysh aty, edhe e mbajshinë, për mos me ikunë prei asish.

43Por ai u tha atyne, se: Duhetë me dhanë zanin’ e mirë për mbëretënin’ e Perëndisë edhe ndëpër të tierat qytete, sepse për këte punë jam dërguem.

44Edhe ishte tue predikuem ndëpër synagogat e Galilesë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help