Kolossianët 2 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA II.

1Sepse due ta dini sa luftë të madhe kam për ju, edhe për ata qi janë ndë Laodiki, edhe për gjithë sa s’kanë pamë faqenë t’eme me mish,

2qi të ngushullohenë zemërat’ e atyneve, tue u piekunë bashkë ndë dashuni, edhe mbë qish do farë pasëje të mbushëmesë mendiesë, qi të ngjofinë mysterin’ e Perëndisë edhe Atit, edhe të Krishtit,

3ndë të cillinë janë mshefunë gjithë thesorët’ e ditunisë, edhe të mendiesë.

4Edhe thom këte, qi të mos u gënjejë juve kushi me fjalë të holla,

5sepse ndonëse me mish s’jam përpara jush, por me shpirt jam bashkë me ju, tue u gëzuem e tue pamë rregullinë tuei, edhe qindrimin’ e besësë tuei mbë Krishtinë.

6Sikurse pra e keni marrë Zotinë Iesu Krisht, kështu ecëni mb’ate,

7tue zanë rranjë e tue u ndërtuem mb’ate, edhe tue u forcuem ndë besët, sikurse u mësuetë tue u tepëruem mb’ate me të falunë ndersë.

8Këqyrni mos u gënjejë kushi me anë të filosofisë edhe gënjimit kotë, mbas fjalëvet nierëzëvet qi kanë lanë mbas elementavet botësë, e jo mbas Krishtit.

9Sepse tek ai rri gjithë të mbushunit, e hyinisë korpënisht;

10edhe jeni mbushunë tek ai, i cilli ashtë kryet’ e qish do urdhëni, e qish do pushteti,

11mbë të cillin’ edhe jeni rreth-premë me rreth-presëje pa zanë me dorë, sepse keni sveshunë korpin’ e fajëvet mishit me anë të rreth-presëjesë Krishtit.

12Jeni vorruem bashkë me ate ndë pagëzimt; prei ati edhe jeni ngjallunë me anë të besësë të vepëruemit Perëndisë, i cilli e ngjalli prei së vdekunish.

13Edhe ju tue qenunë të vdekunë ndë fajet e ndë parreth-presëjen’ e mishit tuei, u bani të gjallë bashkë me ate, mbassi u fali juve gjithë fajetë;

14edhe mbassi shoi dorë-shkresën’ e porosivet qi ishte kundrë nesh, edhe e hoqi prei miedizit, edhe e mbërtheu ndë kryqt,

15 edhe mbassi sveshi urdhënat’ edhe pushtetetë, i diftoi ndër sy, mbassi triomfoi kundrë atyneve mbi ate.

16Le të mos u gjukojë pra askushi për të ngranë, a për të pimë, a për punë feste, a për muej të ri, a për të shëtuna,

17të cillatë janë hieja e punëvet qi kishinë për me ardhunë, por korpi asht’ i Krishtit.

18Askushi le të mos u mengojë prei bravurit me të shtime urtie, edhe me të lutun’ engjujsh, tue hymë mb’ato punë qi s’ka pamë, tue u fryem kot prei mendiesë mishit vet,

19edhe nukë mba Kryetë, qi prei ati ruhetë gjithë korpi, edhe ashtë lidhunë me gjymëtyrat e me të lidhunat, rritetë me të rritunit’e Perëndisë.

20Ndë qoftë pra se vdiqtë bashkë me Krishtinë prei këtyne elementavet botësë, përse, sikur jeni të gjallë ndë botët, kështu rrini ndën’ urdhënimet,

21(mos prekish, mos ngjënoish, mos rrokish,

22qi gjith ato prishenë prei së përdorëmesë), sikurse jan’ urdhënimet’ edhe mësimet’ e nierëzëvet?

23Të cillatë punë dukenë se kanë dituni mbë lutëjenë prei vetiut e mbë mend të ulët’ e mbë të pakursyem të korpit, sepse s’e kanë për ndonji nderë mishinë, por e kuitojnë për tepëricë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help