Punët’ e Apostujvet 26 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XXVI.

1Edhe Agrippa i tha Paulit: Të ashtë ndëjyem me folunë për vetëvetëhenë. Atëherë Pauli shtrini dorën’ e epte fjalë:

2O mbëret Agrippë, kujtoj vetëhenë t’eme të lumunë, sepse kam për me dhanë fjalë përpara teje sot për gjith’ ato punë qi përflitem prei Iudevet,

3por ma fort se ti di gjithë zakonetë, edhe kërkimet’ e Iudevet; përandai të lutem të më ndëgjojsh me durim.

4Jetën’ e dielmënisë s’eme pra qi shkova çë ndë krye të herësë ndërmiet kombit t’em ndë Ierusalem,

5gjithë Iudeit’ e dinë; sepse më dinë çë përpara (ndë daçinë me dëshmuem), se mbas të shtrëngueshimes’ eresisë fesë s’onë rrova Farise.

6Edhe tashti rrij, e gjukohem për shpëresën’ e të zotuemesë qi u ba prei Perëndisë tek atënit t’anë:

7për ate të zotuemenë dy-mbë-dhetë farat’ e kombit t’ynë, tue iu lutunë gjithë-nji Perëndisë nat’ e ditë, shpërejinë me e mbërrimë; për këte shpëresë përflitem unë prei Iudevet, o mbëret Agrippë.

8Si? Punë të pabesueme e mendoni ju, se Perëndia ngjall të vdekunë?

9Sa për mue, un’ e kishiem ndër mend, se duhetë me punuem shumë punë kundrë emënit Iesu Nazoreasit,

10sikurse edhe punova ndë Ierusalem; edhe shumë vetë prei shenjtënavet un’ i mbylla ndë burk, si paç marrë pushtet prei krye-priftënavet; edhe kur vriteshin’ ata, dhashë fjalënë kundrë atyneve.

11Edhe shumë herë ndëpër gjithë synagogat, tue munduem ata, i ngusiem me vlasfimuem, edhe tue u çëmendunë tepërë kundrë atyneve, i ndiqiem edhe deri jashtë qytetevet.

12Edhe ndër këto punë kur ishiem tue votunë ndë Damaskë me pushtet e me porosi prei krye-priftënavet,

13ndë mies-ditë pashë mb’udhë, o mbëret, nji dritë prei qiellit ma të ndritshime se dielli, qi ndriti rreth meje edhe atyneve qi bajin’ udhë bashkë me mue.

14Edhe si ram të gjithë poshtë për dhe, ndëgjova nji za qi më fliste, e thoshte ndë gjuhë të Hebraishtesë: Saul, Saul, përse më ndiek? Keq për tyi ashtë të hedhish me shqelmë drizavet.

15Edhe unë thashë: Cilli je ti, o Zot? Edhe ai tha: Unë jam Iesui, të cillinë ti ndiek.

16Por ngreu, edhe qindro mbë kambë të tua, sepse përandai u duksh mbë tyi, për me të vumë shërbëtuer edhe deshmitar për gjithë sa pe, edhe për gjithë sa kam me të diftuem;

17edhe të sgjodha prei popullit edhe prei kombevet, mbë të cillët tashti po të dërgoj

18me u çelun’ atyne sytë, qi të këthehenë prei errësinësë mbë dritë, edhe prei pushtetit Satanait te Perëndia, qi të marrinë ndëjesë fajesh, edhe piesë ndërmiet të shenjtënuemvet, me anë të besësë qi ashtë mbë mue.

19Përandai, o mbëret Agrippë, nuk’ u bashë krye-pa-ndëgjueshim mbë këte qiellore të pame,

20por predikojem përpara ndë Damaskë, edhe ndë Ierusalem, edhe ndëpër gjith’ dhen’ e Iudesë, edhe mbasandai ndër kombet, të pendohenë, edhe të këthehenë te Perëndia, tue punuem punë të vëjefshime për pendesë.

21Për këto punë Iudeitë më zunë ndë tempull, e dojinë me më vramë.

22Por mbassi gjeta ndifmë prei Perëndisë, rrij gjallë deri mbë këte ditë, tue bamë deshmi mbë të math e mbë të vogëlë, pa thanë ndonji tietërë gja, veç ato qi folnë profetënit’ edhe Moiseu, se kishinë për me u bamë:

23se Krishti kishte për me pësuem, edhe se ai do të ishte i pari qi kishte me u ngjallunë prei së vdekunish, edhe me predikuem dritë ndë popull, edhe ndë kombet.

24Edhe ai kur epte fjalë për këto, Festi tha me za të math: U çëmende, Paul; letërat’ e shumta të bajnë me u çëmendunë.

25Edhe ai tha: Nukë jam i çëmendun’, o i pushtetshim Fest; por flas fjalë të vërteta edhe të urta.

26Sepse mbëreti i di këto punë, qi flas përpara ati me sy çelë, sepse m’u ka mbushunë mendia, se s’ashtë ndonji punë prei kësosh për me e gënjyem; sepse këjo nuk’ ashtë bamë mbë ndonji kant.

27U beson profetënavet, o mbëret Agrippë? E die se beson.

28Edhe Agrippa i tha Paulit: Për pak gja po më mbush mendienë me u bam’ i Krishtenë.

29Edhe Pauli tha: I lutem Perëndisë të detë, jo vetëmë ti, por edhe gjith’ ata qi më ndëgjojnë sot, me u bamë ka pak e ka shumë t’atillësh, sikurse jam edhe unë, përveç këtyne hekuravet.

30Edhe ai si tha këto, u ngrit mbëreti, edhe guvernatori, edhe Bernika, edhe ata qi ishinë ndenjunë bashkë me ata.

31Edhe si iknë, flisinë njiani me tietrinë, tue thanë, se kyi nieri s’ka bamë ndonji punë për vdekë, a për hekura.

32Edhe Agrippa i tha Festit: Kyi nieri mundei me u lishuem, ndë mos kishte thirrë mbë Kaisarinë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help