Sbulesa 9 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IX.

1Edhe engjull’ i pesëtë i ra trumbetësë, edhe pashë nji yll prei qiellit qi binte mbi dhet, edhe u dha çelësi i pusit abyssit, edhe çeli pusin’ e abyssit;

2edhe duel tym prei pusit, porsi tym i nji furrësë madhe; edhe u errësue dielli edhe era prei tymit pusit.

3Edhe prei tymit duelnë karcaleca mbi dhet, edhe u dha atyneve pushtet, sikurse kanë pushtet shkarpinjt’ e dheut.

4Edhe u than’ atyneve qi të mos i bajënë dam barit dheut, as qish-do ngjomësine, as kish-do druje, veç atyne njerëzevet vetëmë qi s’kanë bulën’ e Hyjit ndë ball të vet.

5Edhe u tha atyneve qi të mos i vrasinë, por të mundohenë pesë muej; edhe mundimi i atyneve ishte porsi mundim shkarpini, kur quk njerinë.

6Edhe nd’ato ditt njerëzitë kanë me kërkuem vdekënë, edhe s’kanë me e gjetunë, edhe kanë me dëshëruem për me vdekunë, edhe vdeka ka me ikunë prei atyneve.

7Edhe të përgjaitëmet’ e shkarpinjvet gjaishinë porsi kual qi janë bamë gati për luftë, edhe mbi krenët t’atyne kishinë porsi kunora t’arta, edhe faqet’ e atyneve ishinë porsi faqe njerëzish.

8Edhe kishinë flokë, porsi flokë grash, edhe dhambët’ e atyneve ishinë porsi dhambë leonësh.

9Edhe kishinë thurakë, porsi thurakë të hekurtë; edhe zan’ i fletëvet atyne ishte porsi za qerresh shumë kualsh, kur ecinë ndë luftë.

10Edhe kishinë bishtëna qi gjaishinë porsi të shkarpinjvet, edhe ndëpër bishtënat t’atyne kishinë thumba; edhe pushteti i atyne ishte me u bamë dam njerëzëvet pesë muej.

11Edhe kishinë rigë përmbi vetëvetëhen’ engjullin’ e abyssit; ai e ka emëninë Hebraisht Abaddon, edhe mbë gjuhë të Grekëvet e ka emënin’ Apolljon.

12Njana mier shkoi; nje te po vin’ edhe dy mier mbaskëndai.

13Edhe engjull’ i gjashttë i ra trumbetësë, edhe ndëgjova nji za prei të katër brinavet therores’ artë qi ashtë përpara Hyjit,

14qi i thoshte të gjashttit engjullë qi kishte trumbetënë: Sgjith të katër engjujtë qi janë lidhunë mbë lumin’ e madh Efratinë.

15Edhe u sgjithnë të katër engjujtë qi ishinë bamë gati për orën’ e për ditën’ e për muejin’ e për vitinë, për me vramë të tretën’ e njerëzëvet.

16Edhe numëri i ushtëtorëvet kalorisë ishte dy herë ka dhetë mijëna dhetë mijënash; edhe ndëgjova numërin’ e atyneve.

17Edhe kështu pashë kualtë mbë të pamit, edhe ata qi rrijshinë mbi ata, se kishinë thurakë të ziarrmit edhe të jakinthit e të surfullit; edhe krenët’ e kualvet ishinë porsi krenë leonësh, edhe prei gojavet atyne delte ziarrm e tym e surfullë.

18Prei këtyne të treve u vran’ e treta e njerëzëvet, prei ziarrmit e prei tymit e prei surfullit qi delte prei gojavet atyne.

19Sepse pushtetet’ e atyneve janë ndë gojë t’atyne, sepse bishtënat’ e atyne gjainë porsi të gjarpinjvet, edhe kishinë krenë, edhe me ata baishinë dam.

20Edhe njerëzit’ e tierë qi ata s’u vranë me këto plagë, as nuk u penduenë prei punëvet duervet veta, qi të mos adhurojënë diajtë, edhe idhujt’ e artë e të argjanttë e të ramtë e të gurit e të drunit, të cillëtë s’munden’ as me ndëgjuem, as me ecunë.

21Edhe nuk’ u penduenë prei vrasievet veta, as prei farmaqiavet veta, as prei kurvënisë vet, as prei të viedhëmevet veta.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help