1Thom pra: Mos e hodhi tej Perëndia popullin’ e vet? Qoftë lark, sepse edhe unë jam Israelit, prei farës’ Abrahamit, prei kombit Beniaminit.
2Perëndia nuk’ e hodhi tej popullin’ e vet, të cillin’ e ngjofi çë përpara. Apor nukë dini qish thotë shkronja për Elinë? Qysh flet te Perëndia kundrë Israelit, tue thanë:
3“Zot, vranë profetënit’ e tu, edhe rrëzuenë theroret’ e tua; edhe unë mbeta vetëmë, edhe kërkojnë jetënë t’eme”.
4Por si i përgjegjetë Perëndia? “Kam lanë për vetëhenë t’eme shtatë mijë burra, të cillëtë nuk’ i ulnë mbë gjunjë Baalit”.
5Kështu pra edhe mbë këte kohë tashti ka mbetunë nji gja send mbas së sgjedhëmesë dhunëtisë.
6Por ndë qoftë mbas dhunëtisë, nuk’ ashtë ma prei vepërash, sepse atëherë dhunëtia nuk’ ashtë ma dhunëti, sepse vepëra nuk’ ashtë ma vepërë.
7Qish pra? Israeli nuk’ e gjeti ate qi kërkon, por të sgjedhunit’ e gjetnë’, e të tietër’ u verbuenë, deri mbë dhetë ditë të sotshime,
8(sikurse ashtë shkruem: “Perëndia u dha atyneve nji të ardhunë gjumi, sy qi të mos shofinë, edhe veshë qi të mos ndëgjojnë”.)
9Edhe Davidi thotë: “U baftë truveza e atyne për kurth, e për lak, e për shkandal, e për shpagim mb’ata.
10U errësofshinë syt’ e atyne qi të mos shofinë, edhe kurrus kurrizin’ e atyne për kur-do”.
11Thom pra: Mos fëjyenë qi të rrëzohenë? Qoftë lark, por prei së rrëzuemes’ atyne u ba shpëtim ndër kombet, qi t’u shtierë zmirin’ atyne.
12Edhe e rrëzuemeja e atyne ndë qoftë pasëje bote, edhe të mangunit’ e atyne pasëje kombesh, sa ma tepërë ka me qenunë të mbushunit’ e atyne?
13Sepse u thom juve kombevet (deri sa të jemi unë apostull i kombevet, lavdoj punënë qi baj),
14qi t’u shtije zmirin’ atyneve qi janë mishi em, edhe të shpëtoj disa prei asish.
15Sepse e hudhëmeja tej e atyneve ashtë të paqtuemit’ e botesë, qish do të jetë të pritunit’ e atyneve, veçe se jetë së vdekunish?
16Por ndë qoftë pem’ e parë shenjte, asht’ edhe brumi; edhe ndë qoftë rraja shenjte, jan’ edhe degatë.
17Edhe ndë ushqyenë disa prei degash, e ti, qi ishie ullin’ i egrë, u shartove ndër ato, e u bane shoqi i rrajës’, edhe i ullinit majtunë, mos u mburr kundrë degavet,
18por ndë mburre, ti nukë mba rrajënë, por rraja të mba tyi.
19Do të thuesh pra: U shqyenë degatë, qi të shartohem unë.
20Mirë, për pabesiminë u shqyenë, por ti qindron për besënë. Mos mendo nalt, por kij frikë,
21sepse Perëndia ndë mos kurseu degat’ e natyrshime, druese nukë do të kursejë edhe tyi.
22Shif pra mirëninë, edhe acërimin’ e Perëndisë, mb’ata qi u rrëzuenë; acërim, por mbë tyi mirëni, ndë qindrofsh ndë mirënit, sepse tietrazi edhe ti ke me u shkëputunë.
23Por edhe ata, ndë mos qindrofshinë ndë pabesënit, kanë me u shartuem, sepse Perëndia asht’ i fortë me i shartuem prap.
24Sepse ndë u shkëpute ti prei ullinit egrë të natyrëshim, edhe u shartove kundrë natyrësë, ndë ulli të butë, sa ma tepër, ata qi janë të natyrëshim kanë me u shartuem ndë ulli të vet.
25Sepse nukë due, o vëllazën, të mos e dini këte mpshefësinë (qi të mos jeni të mentshim ndër vetëhet tueja,) se verbim u ba mbë nji anë mbë Israelitët, deri sa të hyjë të mbushunit’ e kombevet;
26edhe kështu Israeli ka me shpëtuem, sikurse ashtë shkruem: “Ka me ardhunë prei Sionit Ai qi shpëton, edhe ka me këthyem pabesëniatë prei Iakobit.
27Edhe këjo ashtë dhiata prei meje mb’ata, kur t’u hiek fajet atyne”.
28Edhe prei anës’ ungjillit jan’ anëmiq te ju, por prei anësë së sgjedhëmesë janë të dashunë për atënit.
29Sepse dhunëtiat’ edhe të thërritunat’ e Perëndisë janë pa pendim.
30Sepse sikurse edhe ju njiherë nuk’ i ndëgjuetë Perëndisë, por tashti u përdëllyetë prei të pandëgjuemit këtyneve.
31Kështu edhe këta tashti nuk’ i ndëgjuenë’ ati, për me u përdëllyem edhe ata prei përdëllimit tuei.
32Sepse Perëndia i mbylli të gjithë ndë pandëgjim, qi të përdëllejë të gjithë.
33O thellësinë pasëje, e ditunie, e shqisë Perëndie! Sa të pakërkueshime janë gjyqet’ e ati, edhe të pagjetunë gjurmat’ e udhëvet ati!
34Sepse “kush e ngjofi mendien’ e Zotit? A kush u ba këshillës bashkë me ate?”
35A: “Kush i dha ati gja përpara, qi t’i shpaguhetë?”
36Sepse prei ati, edhe me anët t’ati, edhe për ate janë të gjitha; mb’ate qoftë lafti për gjithë jetët. Amen.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.