1Pauli apostulli i Iesu Krishtit me dashunimin’ e Perëndisë, mbë shenjtënit qi janë ndë Efesë, edhe mbë besëtarët mbë Iesu Krishtinë:
2hir edhe paqtim qoftë mbë ju prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
3I bekuem qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi na bekoi me qish do bekim shpirtënie ndë punët të qiellit me anë të Krishtit,
4sikurse na sgjodhi me anë t’ati para se të ngrifei bota, qi të jemi shenjtën edhe faqe-bardhë përpara ati me anë të dashunisë;
5na urdhënoi çë përpara për birënin’ e zanë mbë vetëhen’ e ati me anë të Iesu Krishtit,
6mbas së pëlqyemesë dashunimit vet, për nderin’ e laftit të hirit vet, qi me ate na pëlqeu me anë të dashunit vet;
7qi prei ati kemi të shpërblemitë me anë të gjakut ati, ndiesën’ e fajevet, mbas pasëjesë hirit ati;
8qi e teproi mbë ne me qish do dituni e urti.
9Sepse bani të ngjofimë pshefësinën’ e dashunimit vet mbas së pëlqyemesë vet, qi e pat vumë ndër mend me vetëhen’ e ati,
10ndë guverni të mbushëmesë kohënavet të përmbëledhi të gjitha mbë Krishtinë, edhe ato qi janë ndë qijet, edhe ato qi janë mbë dhet;
11mb’ate muerëm edhe shortë, urdhënuem çë përpara sikurse e pat vumë ndër mend ai qi vepëron të gjitha mbas andësë dashunimit vet,
12për me qenunë na qi shpëryem çë përpara mbë Krishtinë për nderin’ e laftit ati;
13mb’ate shpëryet’ edhe ju qi ndëgjuetë fjalën’ e së vërtetësë, ungjillin e shpëtimit tuei; edhe si i besuet’ ati, u bulosët me Shpirtinë Shenjt të të zotuemesë,
14qi ai ashtë kapar’ i trashigimit t’anë, deri mbë të shpërblemen’ e ati popullit qi u fitue, për nderin’ e laftit ati.
15Përandai edhe unë ndëgjova besënë tuei mbë Zotinë Iesu, edhe dashuninë qi keni mbë gjithë shenjtënit,
16nukë pushoj tue iu falunë ndersë Perëndisë për ju, e tue u përmendunë juve mbë të falunat e mia, qi të u api.
17Perëndia i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, Ati i laftit, shpirt ditunie edhe sbulesë, për me ngjofun’ ate.
18Syt’ e mendiesë tuei të jenë ndritunë, për me ngjofunë cilla ashtë shpëresa e së thërritëmes’ ati, edhe cilla ashtë pasëja e laftit trashigimit ati mbë shenjtënit,
19edhe cilla ashtë e tepëra madhëni e fuqisë ati qi vepëroi mbë ne qi besoimë, mbas të vepëruemit të pushtetshimesë fuqis’ ati,
20të cillën’ e vepëroi mbë Krishtinë, kur e ngjalli prei së vdekunish, edhe e vuni me ndenjunë ndë të diathtët vet mbë vendet e qijevet,
21përsipër qish do urdhëni e pushteti e fuqie e zotënie; edhe përsipër qish do emëni qi emënohetë, jo vetëmë mbë këte jetë, por edhe mb’ate qi vien;
22edhe të gjitha ia vuni ndënë kambët t’ati, edhe e bani krye sipër të gjithëve mbë kishët,
23qi ajo ashtë korpi i ati, të mbushunitë qi mbush të gjitha mbë të gjitha.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.