1Edhe mbassi u pa me udhë me lundruem për Itali, dhanë Paulin’ edhe disa të tierë të lidhunë nji urdhën-qindësi qi quhei Iuli, prei tufës’Augustit.
2Edhe si hym ndë nji lundrë Adramyttiane, edhe kishim për me lundruem ndëpër vendet e Asisë, votëm hapëtë; edhe kishim me vetëhe Aristarh Makedonasinë prei Thessallonikësë.
3Edhe tietërënë ditë e mbërrim ndë Sidonë. Edhe Iuliu u pru nierëzisht te Pauli, edhe e la me votunë te miqt’ me u prajtunë.
4Edhe si u ngritëm prei andyj, lundruem ndënë Kyprë, sepse erënat’ ishinë kundrë.
5Edhe si kaluem detin’ e Kilikisë edhe të Pamfylisë, erdhëm ndë Mira të Lykisë.
6Edhe atie urdhën-qindësi gjeti nji lundrë Aleksandriane qi lundronte për Itali, edhe na vuni mbrenda mb’ate.
7Edhe shumë ditt tue lundruem ka dalë, memzi e mbërrim ndë Knidë, por mbassi nukë na linte era, lundruem ndënë Kretënë prei anësë Salmonësë;
8edhe memzi si e kaluem, erdhëm ndë nji vend qi quhetë Limanet e Mira, afër aty ishte qyteti i Lasaisë.
9Edhe mbassi pat shkuem shumë kohë, edhe të lundruemitë tashti ishte ndë rrezik, sepse edhe agjinimi tashti kishte shkuem, Pauli i mësonte,
10tue u than’ atyne: O burra, shof se këta të lundruem do të bahetë me të hequna keq e me shumë dam, jo vetëmë të barrës’ edhe të lundrësë, por edhe të jetësë s’onë.
11Por urdhën-qindësi ndëgjonte ma tepërë timonierin’ edhe të zotin’ e lundrësë, se fjalët e Paulit.
12Edhe limani mbassi s’ishte i mirë për me dimënuem, ma të shumëtë banë këshille të ngrihen’ edhe prei andyj, për me e mbërrimë ndë Fenikë, ndë qoftë se mundeshinë, edhe të dimënojn’ atie, qi ashtë nji lima i Kretësë, qi ve ore prei erësë Libës’ edhe prei erësë Horit.
13Edhe kur fryni pak erë shiu, kuituenë se patnë kohënë të mirë, hoqnë grepin, edhe lundrojinë për-anë Kretësë.
14Por mbas pagësë herë duel nji erë thëllimi kundrë asai, qi quhetë Euroklydon.
15Edhe mbassi u rrëmbye lundra, edhe s’mundei me i qindruem erësë, e lishuem e biheshim andej e këndej.
16Edhe si shkuem ndënë nji ujdhësë të vogëlë qi quhetë Klaudë, memzi muftëm me vumë lundrënë ndënë pushtet t’anë,
17të cillënë si e ngritnë, bajinë të ndimueme, tue ngjeshunë lundrënë përposhtë; edhe mbassi patnë frikë mos me ranë ndë cekë, sdrypnë pëlhuratë, edhe kështu biheshim andej e këndej.
18Edhe mbassi na rrafi furtuna fort, tietrënë ditë derthnë gjanë ndë det;
19edhe të tretënë ditë hodhëm teshat’ e lundrësë me duert t’ona.
20Edhe për shumë ditt nuk dukeshin as dielli as ujëtë, edhe na ra sipër nji dimën’ i math, sa na u hoq shpëresa ma, se kishim për me shpëtuem.
21Edhe si kishinë shumë ditt pa ngranë, atëherë qindroi Pauli ndë miedis t’atyneve, e tha: Duhei, o burra, të më ndëgjojitë, edhe të mos ngriheshitë prei Kretësë, qi të mos na u kishte bamë këta të hequnë keq, e kyi dam.
22Edhe tashtiu mësoj juve të keni zemërë, sepse s’ka me hupun’ as ndonji shpirt prei nesh veç lundrësë.
23Sepse këte natë m’u duk engjulli i Perëndisë, të cillit jam, edhe të cillinë lus,
24tue thanë: Mos ki frikë Paul; duhetë me dalunë përpara Kaisarit; edhe qe Perëndia te t’i ka falunë gjith’ ata qi lundrojnë bashkë me tyi.
25Përandai kini zemërë, o burra, sepse besoj mbë Perëndinë, se kështu do të jetë, sikurse më ka folunë.
26Edhe duhetë me ranë jashtë mbë nji ujdhësë.
27Edhe si erdhi e katër-mbë-dheta natë, kur po biheshim na nalt e poshtë ndë det Adria, ndë mies-natë detarëtë kuitojinë se po afëroheshinë mbë ndonji vend.
28Edhe kur hothnë skandallë, gjetnë njizet pash ujë; edhe si votnë pagëzë ma tej, hothnë prap skandallë, edhe gjetnë pesë-mbë-dhetë pash;
29edhe mbassi kishinë frikë se mos bijinë jashtë mbë vende të ashpëra, hothnë katër grepa prei bishtit lundrësë, edhe luteshimë me u bamë ditë.
30Por detarëtë mbassi kërkojinë me ikunë prei lundrësë, edhe sdrypnë magjenë ndë det tue shtimë shkak se kishinë me hedhunë grepa prei ballit lundrësë,
31Pauli i tha urdhën-qindësit edhe ushtëtorëvet: Ndë mos ndenjshinë këta ndë lundrët, ju s’mundeni me shpëtuem.
32Atëherë ushtëtorëtë prenë litarët’ e lundrësë, edhe e lanë me ranë jashtë.
33Edhe deri sa filloi me u bamë ditë, Pauli u lutei të gjithëve të marrinë me ngranë, tue thanë: Sot asht’ e katër-mbë-dheta ditë qi pritni, edhe jeni esullë pa ngranë gja.
34Përandai u lutem juve të merrni me ngranë, sepse këjo ashtë për shpëtiminë tuei, sepse askuit prei jush s’ka me i ranë qime floku prei kresë.
35Edhe si tha këto, muer bukë, e iu fal nders Perëndisë përpara të gjithëve, edhe si e theu, filloi me ngranë.
36Edhe të gjithë si muernë zemërë, muernë edhe ata me ngranë.
37Edhe ishim të gjithë bashkë ndë lundrë dy qind e shtatë-dhet’ e gjashtë shpirtë.
38Edhe si u nginë tue ngranë, lenuenë lundrënë tue hedhunë gruninë jashtë ndë det.
39Edhe kur u ba ditë, nuk’ e ngjifinë vendinë, por vejin’ ore nji grykë qi kishte buzë deti, edhe banë këshille të shtijenë jashtë lundrënë mb’ate, ndë qoftë se mundeshinë.
40Edhe si tërhoqnë nalt grepatë, lanë lundrënë ndë det, edhe sgjithnë përnjiherë të lidhunat’ e timonit, edhe ngritnë pëlhurën’ e miedisëme ka frynte era, edhe mbajinë prei buzësë detit.
41Edhe si ranë mbë nji vend qi ishte prei dy anësh det, shtinë jashtë lundrënë; edhe balli i lundrësë si u mbështet, mbeti e nukë tundei, por bishti i lundrësë po sbërthehei prei të përpiekunit valëvet.
42Edhe ushtëtorëtë banë këshille me vramë të lidhunitë, qi të mos iki ndonji tue bamë mbë not.
43Por urdhën-qindësi mbassi donte me shpëtuem Paulinë, i ndali prei kësai këshilleje; edhe urdhënoi sa mundeshinë me bamë mbë not, të lidhenë përpara, e të dalinë mbë tokë;
44edhe të tierëtë duelnë, disa mbi dërrasat, e disa mbi copat e thyeme të lundrësë. Edhe kështu shpëtuenë të gjithë mbë tokë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.