Romanët 13 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XIII.

1Qish-do shpirt le t’i uli kryetë pushtetevet naltë, sepse nuk’ ashtë pushtet prei vetiut, veçe prei Perëndisë; edhe ata pushtetetë qi janë, jan’ urdhënuem prei Perëndisë.

2Përandai ai qi i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhënit Perëndisë; edhe ata qi rrinë kundrë, kanë me marrë gjukim mbë vetëhet t’atyne.

3Sepse urdhënarëtë nukë janë frikë e punëvet mira, por të këqiavet. Do pra mos me pasunë frikë pushtetinë? Ban të mirënë, edhe ke me pasunë lavdim prei ati,

4sepse urdhënari ashtë shërbëtuer i Perëndisë te ti për të mirënë. Por ndë bafsh të keqenë, kij frikë, sepse nuk’ e mba thikënë kot, sepse ashtë shërbëtuer i Perëndisë, shpagë-marrës për me bamë zemërim kundrë ati qi punon të keqenë.

5Përandai ashtë nevojë me ulunë kryetë, jo vetëmë për zemëriminë, por edhe për ndërgjegjëjenë.

6Sepse përandai pagueni edhe të dhana, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për me shikuem këte punë.

7U lani pra të gjithëve detyratë: ati qi ashtë për me dhanë, ipni të dhanënë; ati qi ashtë për pagesë, pagesënë; ati qi ashtë për me pasunë frikë, frikënë; ati qi ashtë për me pasunë nder, nderinë.

8Askuit mos i kini detyrë asgja, veç për me dashunë njiani tietërinë, sepse ai qi do tietërinë, ka mbushunë ligjënë.

9Sepse këjo: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi rrenë. Mos dëshërojsh”, edhe qish do tietër urdhënë ndë qoftë se ashtë, ndë këte fjalë i shkurtohetë kryetë, do me thanë: “Të duesh të afërminë tand porsi vetëhenë tande”.

10Dashunia nuk’ i ban keq të afërmit; dashunia pra ashtë të mbushunit’ e ligjësë.

11Edhe këte ma fort, tue ditunë kohënë se tashti asht’ ora për me u çuem prei gjumit, sepse tashti ashtë ma ngjat shpëtimi ynë, se atëherë kur besuem.

12Nata u thye, e dita u afërue; le të hedhim tej pra punët’ e errësinësë, e le të veshim armët’ e dritësë.

13Le t’ecim hieshim si ditënë, jo ndër lodërti e ndër të deituna, jo ndër shtratëna kurvënie e ndër tepër-ndynësina, jo ndë qartë e ndë zmir,

14por vishni Zotinë Iesu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë, për me i bamë dëshërimetë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help