1 Korinthianët 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Kështu le ta na numërojë qish do nieri, si shërbëtorë të Krishtit, edhe kujdestarë të mpshefësinavet Perëndisë.

2E tietëra kërkohetë ndër kujdestarë për me dalunë gjithë-se-cilli besërat.

3Sa për mue fort pak gja ashtë të gjukohem prei jush, a prei gjyqit nieriut, por as unë s’gjukoj vetëhenë t’eme.

4Sepse ndërgjegjëja eme nukë më shan as për ndonji gja, por me këte nukë kam dalun’ i dreitë, por ai qi më gjukon ashtë Zoti.

5Përandai mos gjukoni asgja para kohësë, deri sa të vijë Zoti, i cilli ka me nxierrë ndë dritë të mpshefëtat’ e errësinësë, edhe ka me diftuem këshillet’ e zemëravet; edhe atëherë lavdimi ka me u bamë mbë gjithë-se-cillinë prei Perëndisë.

6Edhe këto, o vëllazën, i këtheva përmbi vetëhenë t’eme, edhe përmbi Apollonë për ju, qi të mësohi prei vetëhesë tuei, mos me pasunë ndër mend ma tepërë se qish ashtë shkruem, qi të mos madhështohi njiani për tietërinë kundrë tietërit.

7Sepse cilli të shqyen tyi prei tietërit? Edhe qish ke ti, ate qi s’more? Por ndë e paç marrë, përse mburre sikurse nuk’ e ke marrë?

8Tashti jeni të ngimë, tashti u batë të pasunë, mbëretënuetë pa ne; edhe makarë të kishitë mbëretënuem, për me mbëretënuem edhe na bashkë me ju.

9Sepse më duketë, se Perëndia na dëfteu neve apostujt’ e mbrapën si për të vdekë, sepse u bam theatër mbë botët, edhe mbë engjujt, edhe mbë nierëzit.

10Na jemi të marrë për Krishtinë, e ju të mentshim mbë Krishtinë; na të dobë, e ju të fortë; ju të lavdueshim, e na të panderëshim.

11Deri mbë këte orë kemi edhe u, e kemi et, e kemi të sveshunë, e rrifemi me shuplaka, e sillemi andej e këndej,

12e mundohemi tue punuem me duert t’ona; tue u përqeshunë, bekoimë; tue u ndiekunë, duroimë;

13tue u nemunë, lutemi; u bam porsi të pshimet’ e botësë, edhe porsi plehet’ e të gjithëve deri tashti.

14Nukë shkruej këto për me u turpënuem juve, por u mësoj juve porsi dielmt’ e mi të dashunë.

15Sepse ndë paçi dhetë mijë mieshtra mbë Krishtinë, por nukë keni shumë atëna, sepse u kam piellë juve mbë Krishtinë me anë të ungjillit.

16U lutem juve pra, të më merrni mbrapa.

17Përandai u dërgova juve Timothenë, i cilli ashtë diali em i dashun’ edhe besëtar mbë Zotinë, ai ka me u prumë ndër mend juve udhët’ e mia qi janë mbë Krishtinë, sikurse mësoj gjithë-kund mbë qish do kishë.

18Por disa vetë u madhështuenë, sikurse unë s’kishiem për me ardhunë te ju,

19por kam me ardhunë shpeit te ju, ndë dashtë Zoti, edhe kam për me ngjofunë jo fjalën’ e atyneve qi madhështohenë, por fuqinë.

20Sepse mbëretënia e Perëndisë nuk’ ashtë me fjalë, por me fuqi.

21Qish doni? Të vij te ju me shkop, a por me dashuni, e me shpirt të butë?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help