1Përandai si të lamë të filluemen’ e mësimit Krishtit, le të bihemi mbë të kullutët, pa vumë për-së-ri themel pendimi prei punëvet vdekëta, edhe besësë mbë Perëndinë,
2mësimit pagëzimevet, e të vumesë duervet përsipër, e të ngjallëmesë prei së vdekunish, e gjyqit pasosunë.
3Edhe këte kemi me e bamë, ndë na lashtë Perëndia,
4sepse asht’ e vështirë për ata qi u ndriçuenë njiherë, edhe i ndienë shinë dhunëtisë qiellore, edhe qenë bamë piesëtarët’ e Shpirtit Shenjt,
5edhe ndienë shin’ e fjalësë mirë të Perëndisë, edhe fuqivet jetësë qi vien,
6ndë u rrëzofshinë, asht’ e vështirë me u përtërimë për-së-ri ndë pendim, të kryqëzojënë për-së-ri mbë vetëhet t’atyne të Birin’ e Perëndisë, edhe ta diftojënë me gisht për turpëni.
7Sepse dheu qi pi shumë herë shinë qi bije mb’ate, edhe piell barëna të mira për ata qi e punojënë, merr bekim prei Perëndisë.
8Por ndë nxierrtë driza e murriza, ashtë i paprovueshim, edhe ngjat mallëkimit, të cillit e mbrapëna ashtë të digjetë.
9Edhe na u ka mbushunë mendia për ju, o vëllazën, se keni ma të miratë punë qi kanë paqtim, ndonëse flasimë kështu.
10Sepse Perëndia nuk’ asht’ i pa-udhë, qi të harrojë punënë tuei, edhe mundimin’ e dashunisë qi diftuetë mb’emënit t’ati, kur u shërbyetë shenjtënavet, edhe u shërbeni.
11Edhe dëshëroimë qi gjithë-se-cilli prei jush të diftojë por ate nxitim deri së mbrapëni, qi t’i mbushetë mendia për shpëresënë,
12qi të mos bahi të përtueshim, por t’u veni mbrapa atyneve qi trashigojënë të zotuemetë me anë të besës’ e të zemërësë gjanë.
13Se Perëndia kur iu zotue Abrahamit, mbassi s’kishte se mbë cillinë ma të math me bamë be, bani be mbë vetëvetëhenë,
14tue thanë: “Me të vërtetë tue bekuem kam me të bekuem, edhe tue shumuem kam me të shumuem”.
15Edhe tue pasunë zemërë të gjanë, fitoi të zotuemenë.
16Sepse nierëzitë bajënë be për ma të madhinë, edhe beja ashtë mb’ata të mbaruemit’ e qish do kundrë-fjalë për të vërtetuem.
17Mb’ate Perëndia si donte me diftuem ma tepër’ andën’ e vet të palueitëmenë vendit mbë trashigimtarët e të së zotuemesë, vuni ndërmietës benë,
18qi prei dy punësh të palueitëme vendit, për të cillat s’mundetë me rrejtunë Perëndia, të kemi ngushullim të fortë na qi kemi marrë udhë, të mbamë shpëresënë qi kemi përpara,
19të cillën’ e kemi porsi angurë të qindrueshime e të vërtetueshime, edhe qi hyni mbë ma të përmbrendëshimen’ e kurtinësë,
20atie ku Iesui çeli udhënë përpara e hyni për ne, si u ba krye-prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.