1Por kështu edhe ju gratë, u ulni kryetë burravet tuei, qi edhe ndë mos u bindeshinë disa vetë ndë fjalët, të fitohenë pa fjalë prei jetësë qi shkojënë gratë,
2si të ven’ ore jetënë tuei të pastrënë qi e shkoni me frikë.
3Të cillavet le të mos jetë stolia e përjashtëme, gërshetit flokëvet, e të varëmit e arnavet, e të veshëmit e petëkavet,
4por i mpëshefti nieriu i zemërësë stolisunë me paprishëjen’ e të butit edhe të urtit shpirt, qi ajo punë vëjen shumë përpara Perëndisë.
5Sepse kështu njiherë edhe ato grat’ e shenjtënueshime qi shpërejinë mbë Perëndinë, stolisnë vetëhen’ e atyne, tue u përvumë burravet vet.
6Sikurse Sarra i ndëgjoi Abrahamit, edhe e thërriste zot; ju jeni bijat’ e asai, kur të bani mirë, e të mos friki as prei ndonji frike.
7Ju burratë por kështu, rrini bashkë me gratë tueja me urti, edhe e mbani për nder kombin’ e gruesë, si ma e dobë anë qi ashtë, edhe si trashigimtoret’ e hirit jetësë bashkë me ju, qi të mos këputenë të falunatë tueja.
8Edhe së mbrapëni, bahi të gjithë me nji mend, të dhimtshim, vëllazën-dashunë, të përdëllueshim, zemër-dashunë;
9mos epni të keq për të keq, a të shame për të shame, por për kundrë t’i bekoni, sepse e dini se për këte u thirrtë, qi të trashigoni bekim.
10“Sepse kush-do të detë jetë, edhe të shofi ditt të mira, le të pushojë gojën’ e vet prei së keqesë, edhe buzët’ e veta të mos flasinë gënjeshtra.
11Le të priretë mbë-nj-anë prei së keqesë, edhe le të bajë mirë;
12le të kërkojë paqtim, edhe le ta ndieki, sepse syt’ e Zotit janë mbi të dreitët, edhe veshët’ e ati mbë lutëjen’ e atyneve; edhe faqeja e Zotit ashtë mbi ata qi bajënë keq”.
13Edhe kush do t’u bajë keq juve, ndë i rafshi mbrapa së mirësë?
14Por edhe ndë hiekshi keq për dreitëninë, jeni të lumunë: “edhe frikën’ e atyneve mos e kini frikë, as mos u përzini”.
15Por “shenjtënoni Zotinë Perëndinë” ndë zemërat tueja, edhe ini gati përherë me i dhanë fjalë me butësinë e me frikë gjithë-kuit qi kërkon fjalë prei jush për shpëresënë qi ashtë ndër ju,
16tue pasunë ndërgjegjëje të mirë, qi kur të flasinë keq për ju, si për nierës keq-bamës, të turpënohen’ ata qi u përflasinë për jetën’ e mirë qi e shkoni mbë Krishtinë.
17Sepse ma mirë ashtë të hiqni keq tue bamë mirë, ndë i past’ anda Perëndisë, se tue bamë keq.
18Sepse edhe Krishti nji herë pësoi për fajet, i dreitë për të shtrembëtët, qi të na bierë te Perëndia, vramë ndë misht, por ngjallunë me anë të Shpirtit;
19me anë t’ati vote e predikoi edhe te shpirtënat ndë burk,
20qi nukë bindeshinë njiherë, kur i priti durimi i Perëndisë njiherë ndë ditt të Noesë, kur ndërtohei arka, qi mb’ate shpëtuenë prei ujit pak, do me thanë tetë shpirtë;
21kundra-forma e ati ashtë pagëzimi, qi shpëton edhe neve tashi (jo të hedhunitë tej e palavisë mishit, por deshmia e ndërgjegjëjesë mirë mbë Perëndinë), me anë të ngjallëmesë të Iesu Krishtit,
22i cilli vote ndë qiell, e ashtë ndë të diathtë të Perëndisë, edhe engjujt’ e pushtetet’ e fuqiat’ iu përvunë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.