1 Korinthianët 2 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA II.

1Edhe unë, o vëllazën, kur erdha te ju, nuk’ erdha me naltësinë fjale a ditunie, për me u diftuem juve deshmin’ e Perëndisë.

2Sepse e pashë me udhë mos me ditun’ asgja ndër ju, veçe Iesu Krishtinë, edhe këte të kryqëzuem.

3Edhe un’ erdha te ju me dobësinë, e me frikë, e me shumë drithtim;

4edhe fjala eme e predikimi em nuk’ u ba me fjalë të mbushëmeje mendienë prei ditunisë nierëzëvet, por me të diftuem Shpirti e fuqie,

5qi të mos jetë besa juei prei ditunisë nierëzëvet, por prei fuqisë Perëndisë.

6Edhe flasimë dituni ndër ata qi janë të thieshtë, por jo dituni të kësai jete, as të urdhënarëvet kësai jete, qi janë prishunë,

7por flasimë dituni Perëndie me mpshefësinë, ate ditunin’ e mpshefëtë, qi urdhënoi Perëndia përpara jetëvet për laftinë t’anë,

8të cillënë nuk’ e ngjofi ndonji prei urdhënarëvet kësai jete, sepse ndë e kishinë pasë ngjofunë, nukë do të kishinë kryqëzuem Zotin’ e laftit,

9por, sikurse ashtë shkruem: “Ato qi s’i pa sy, e s’i ndëgjoi vesh, e s’hynë ndë zemërë të nieriut, të cillatë Perëndia i bani gati për ata qi e duenë”.

10Por Perëndia na i sbuloi neve me anë të Shpirtit vet, sepse Shpirti shikon të gjitha, edhe të thellat’ e Perëndisë.

11Sepse cilli prei nierëzish ngjef punët’ e nieriut, përveç shpirtit nieriut qi ashtë nd’ate? Kështu edhe punët’ e Perëndisë askushi s’i ngjef, përveç Shpirtit Perëndisë.

12Edhe na s’kemi marrë shpirtin’ e botësë, por Shpirtinë qi ashtë prei Perëndisë, për me ngjofun’ ato dhunëtitë qi u dhanë mbë ne prei Perëndisë.

13Për ato edhe flasimë jo me fjalë të mësueme prei ditunie nierëzish, por me fjalë të mësueme prei Shpirtit Shenjt, tue vumë nji për nji punë shpirtënishte me punë shpirtënishte.

14Por nieriu si shtazë nukë pret punët’ e Shpirtit Perëndisë, sepse janë marri për ate, edhe nukë mundetë me i ngjofunë, sepse ato gjukohenë shpirtënisht.

15Por nieriu i shpirtit i gjukon të gjitha, e ai nukë gjukohetë as prei ndonjianit.

16Sepse “Cilli ngjofi mendien’ e Zotit, qi të mësojë ate?”, por na kemi mendien’ e Krishtit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help