1Përandai, o vëllazënit’ e mi, gëzohi mbë Zotinë, për me u shkruem juve por ato fjalë, sa për mue, nukë randohem, por për ju ashtë mirë.
2Ruhi prei qenvet, ruhi prei punëtorëvet këqi, ruhi prei rreth-presëjesë,
3sepse na jemi rreth-presëja qi lusimë Perëndinë me shpirt edhe qi mburremi mbë Iesu Krishtinë,
4edhe s’kemi shpëresë mbë misht, ndonëse edhe unë mundem me pasunë shpëresë mbë misht.
5Ndë qoftë se kuiton ndonji tietër këte shpëresë mbë misht, unë duhetë me pasunë ma shumë: rreth-premë tetë ditsh, prei kombit Israelit, prei farësë Beniaminit, Hebre prei Hebresh, prei ligjësë Farise,
6prei përvëlimit zemërësë ndiekësi i kishësë, prei dreitënisë qi ashtë prei ligjësë qeshë faqe-bardhë.
7Por ato qi ishinë tek unë për dobi, këto i kuitova për dam për Krishtinë;
8edhe për të vërtetë të gjitha i kuitoj se janë për dam për kapërcimin’ e së ngjofëmesë Iesu Krishtit Zotit t’em; për ate të gjitha i damova, edhe i kujtoj se janë plehë, qi të fitoj Krishtinë,
9edhe të gjindem tek ai, pa mos pasunë dreitëninë t’eme qi ashtë prei ligjësë, por ate qi ashtë prei anësë besësë Krishtit, dreitëninë qi ashtë prei Perëndisë përmbi besët;
10qi të ngjof ate, edhe fuqin’ e së ngjallëmes’ ati, edhe shoqënin’ e pësimevet ati ardhunë mbë nji formë me vdekën’ e ati,
11druese do të ndief me ia mbërrimë të ngjallëmesë prei së vdekunish.
12Jo se unë tashti mora bravurinë, a se jam bam’ i kullutë, por ecij mbrapa mos e marr, sepse për ate jam kapunë prei Iesu Krishtit.
13O vëllazën, unë s’kuitoj për vetëhenë t’eme se e kam marrë, por nji punë punoj, harroj të mbrapënatë, edhe shtrihem me zan’ ato qi kam përpara,
14ecij mbas shenjit përmbi bravurin’ e së thërritëmesë naltë prei Perëndisë mbë Iesu Krishtinë.
15Sa jemi të kullutë pra, le të kemi ndër mend këte, edhe ndë paçi ndër mend tietërazi, edhe këte ka për me ua sbuluem juve Perëndia.
16Por mb’ate qi e mbërrim, le t’ecimë mbas asai udhe, le të kemi ndër mend por ate.
17O vëllazën, bani si baj unë, edhe vini ore ata qi ecinë kështu, sikurse keni shëmbëllëtyrë vetëhenë tuei.
18Sepse shumë ecinë, për të cillët, u thoshiem juve shumë herë, edhe tashti thom tue qjamë, se janë anëmiqt’ e kryqit Krishtit;
19atyneve e mbrapëna ashtë të hupunitë, atyneve perëndi ashtë barku, edhe lafti atyneve ashtë ndë turpëni t’atyneve, të cillëtë kanë ndër mend punët’ e dheut.
20Por qyteti ynë ashtë ndë qijet, prei andej presim’ edhe shëlbuesinë Zotinë Iesu Krisht,
21i cilli ka për me ndërruem korpin’ e së përungjëmesë t’onë, qi të bahetë nji formë me korpin’ e laftit ati, mbas së vepëruemesë qi ai mundei edhe t’i vejë ndënë vetëvetëhet të gjitha.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.