Sbulesa 17 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XVII.

1Edhe erdhi nji prei atyne shtat’ engjujvet qi kishinë shtatë kupatë, edhe foli bashkë me mue, e më tha: Eja, kam me të diftuem gjyqin’ e kurvësë madhe, qi ashtë ndenjunë mbi ujënat’ e shuma,

2qi kurvënuenë bashkë me ate rigat’ e dheut, edhe ata qi rrinë mbë dhet u dejtnë prei venësë kurvënis’ asai.

3Edhe më çoi me frymë ndë nji vend të shkretë, edhe pashë nji grue qi po rrinte përmbi nji bishë të kuqe, qi ishte plot me emëna të nemunish, e kishte shtatë krenë e dhetë brina.

4Edhe grueja ishte veshunë me porfyrë e me të kuq, edhe përaruem me ar e me gur të nderëshim e me margaritarë, e kishte n’dorë të vet nji potir t’artë mbushunë me ndynësina e me puganësina të kurvënisë vet,

5edhe ndë ballt të vet kishte shkruem nji emënë: Myster. Babylona e madhe, e ama e kurvarëvet, edhe ndynësinavet dheut.

6Edhe pashë gruenë deitunë prei gjakut shenjtënavet, edhe prei gjakut martyrëvet Iesuit; edhe kur pash’ ate, u mërekullova me mërekulli të madhe.

7Edhe engjulli më tha: Përse u mërekullove, unë kam me të thanë mysterin’ e gruesë, edhe të bishësë qi bar ate, qi ka shtatë krenët, edhe dhetë brinatë.

8- Ate bishënë qi pe, ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe do të dali prei abyssit, e të shkojë për të hupunë; edhe do të mërekullohen’ ata qi rrinë mbë dhet, të cillëvet emënatë nukë janë shkruem ndë libër të jetësë çë kurë se ashtë ngrefunë bota, kur të shofin’ ate bishënë qi ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe ndonëse ashtë.

9Këtu ashtë mendia kush të ketë dituni. Shtatë krenëtë janë shtatë maletë, atie ku rri grueja mb’ato.

10Edhe janë shtatë riga: të pesëtë ranë, edhe njiani ashtë, tietëri edhe s’ka ardhunë, edhe kur të vijë, ka me mbetunë pak kohë.

11Edhe ajo bisha qi ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe ai asht’ i tetti, edhe ashtë prei shtatësh, edhe shkon për të hupunë.

12Edhe dhetë brinatë qi pe, janë dhetë riga, të cillët’ edhe s’kanë marrë regjëni, por marrinë pushtet porsi riga nji orë bashkë me bishënë.

13Këta kanë nji mend, edhe kanë me dhanë n’dorë të bishësë fuqin’ edhe pushtetin’ vet.

14Këta kanë me luftuem me Qengjinë, edhe Qengji ka me i mundunë, sepse ashtë Zoti i zotënavet, edhe Riga i rigavet; edhe ata qi janë bashkë me ate, janë të thërritun’ edhe të sgjedhun’ edhe besëtarë.

15Edhe më thotë: Ata ujënatë qi pe, atie ku rri kurva, janë popuj, e gjindie, e kombe, e gjuhëna.

16Edhe ata dhetë brinatë qi pe mbi bishënë, këta do të kenë mëni kurvënë, edhe do ta bajënë të shkretë edhe lakuriq, edhe do të hanë mishnat’ e asai, edhe ate kanë me e diegunë ndë ziarrm.

17Sepse Hyji dha ndë zemërat t’atyneve me bamë mendin’ e ati, edhe me u bamë me nji mend, edhe me dhanë regjënin’ e vet te bisha, qysh sa të mbarohenë fjalët’ e Hyjit.

18Edhe ajo grueja qi pe, ashtë qyteti i math qi ka regjëni mbi rigat’ e dheut.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help