2 Timothenë 3 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA III.

1Edhe ta dish këte, se mbë ditt të mbrapëna kanë me ardhunë kohëna të vështira,

2sepse atëherë kanë me dashunë veç vetëvetëhenë, kanë me qenunë miqt’ e argjandit, krye-naltë, madhështorë, nemësa, të pabindunë mbë përint, të pangjofunë të mirënë, të paudhë,

3të padhimtshim, të papaqtueshim, kallëzimtorë, të papërmbaitunë vetëhenë, të pa-sbutunë, të padashunë të mirënë,

4trathtorë, gojë-smbrazëtë, të frueitunë, miqt’ e kënaqievet ma shumë se miqt’ e Perëndisë,

5të cillëtë kanë të pamit’ e besësë mirë, por mohojënë fuqin’ e asai; edhe u resht prei këtyneve.

6Sepse prei këtyneve jan’ ata qi hyjënë ndëpër shtëpiat, e bajënë rop gratë qi janë ngarkuem me faje, e tërhiqenë prei qish do farë dëshërimesh,

7të cillatë kurdo mësohenë, e kurrë s’mundenë me ardhunë ndë të ngjofunit të së vërtetësë.

8Mb’ate mëndyrë edhe Ianneu edhe Iambreu i duelnë kundrë Moiseut, kështu edhe këta i dalinë kundrë të vërtetësë, nierës të prishunë mentsh, të paprovueshim prei besësë.

9Por s’kanë për me shkuem mbarë ma tepërë, sepse marria e këtyneve ka me dalunë për faqe mbë të gjithë, sikurse duel’ për faqe edhe e atyneve.

10Por ti i re mbrapa mësimit t’em, të shkuemesë jetësë, këshillësë, besësë, zemërësë gjanë, dashunisë, durimit,

11të ndiekunavet, pësimevet, sa më erthnë ndë Andiohi, ndë Ikoni, ndë Lystrë, qish farë të ndiekunash shëfreva, edhe Zoti më shpëtoi prei së gjithash.

12Por edhe gjithë sa duenë me rruem me besë të mirë te Iesu Krishti kanë për me u përzanë.

13Por nierës të këqi e gënjeshtarë kanë me shkuem mbarë mbë të keqenë, tue gënjyem, edhe tue u gënjyem.

14Por ti të mbesish mb’ato qi xune edhe zune besë, sepse e di se prei kuit i ke xanë.

15Edhe se i di shkronjat’ e shenjtënueshimë çë kur se ishie foshnje, ato qi mundenë me të bamë të ditshim për shpëtiminë me anë të besësë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë.

16Gjithë shkronja ashtë frymë prei Perëndisë, edhe e vëjefshime për mësim, për qartim, për të ndrequnë, për mësim qi ashtë me dreitëni,

17qi të jet’ i kullutë nieriu i Perëndisë, bamë gati për qish do farë pune të mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help