1U lutem pleqvet qi janë ndër ju unë plaku edhe deshmitari i pësimevet Krishtit, edhe piesëtari ati laftit qi ka me u sbuluem.
2Kullotni griqën’ e Perëndisë qi ashtë ndër ju, tue vum ore jo me të ngutunë, por me dashuninë tuei; as për fitim të keq, por me zemërë të gatishime,
3edhe jo sikur të pushtoni trashigimin’ e Perëndisë, por të bahi shëmbëllëtyr’ e griqësë;
4edhe kur të shpërfaqetë krye-bariu, keni me marrë të pavyshkëmenë kunorën’ e laftit.
5Por kështu, edhe ju të ritë u ulni kryetë pleqvet, edhe të gjithë tue i ulunë kryetë njiani tietërit, vishni mendëjen’ e përungjëtë, sepse “Perëndia rri kundrë madhështorëvet, por të përungjëvet u ep hir”.
6Përungji pra ndënë të fortënë dorën’ e Perëndisë, qi t’u naltojë ndë kohë qi duhetë;
7hithni gjithë kujdesinë tuei mb’ate, sepse ai ka kujdes për ju.
8Ini esullë, rrini squtë, sepse kundrë-gjyqësi tuei dialli, porsi leon qi ulurin, vien rreth tue kërkuem cillinë me përpimë.
9I rrini kundrë ati tue qindruem të fortë ndë besët, sepse e dini se por ato pësime bahenë ndër vëllazënit tuei qi janë të dobë.
10Edhe Perëndia i qish-do hiri, qi na gërshiti ndë laft të vet të pasosuninë me anë të Iesu Krishtit, si të pësoni pak, ai u baftë juve të kullutë, u forcoftë, u dhashtë fuqi, u themeloftë.
11Mb’ate qoftë lafti edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amen.
12Me anë të Siluanit besëtarit vëlla u shkrova juve me pak fjalë, sikurse më duketë, tue u lutun’ e tue bamë deshmi, se kyi asht’ i vërteti hiri i Perëndisë qi keni ndenjunuë mb’ate.
13U faletë me shëndet juve kisha qi ashtë ndë Babylonë sgjedhunë bashkë me ju, edhe Marku biri em.
14Përshëndetni njiani tietërinë me të puthunë dashunie. Paqtim qoftë mbë gjithë ju qi jeni mbë Iesu Krishtinë. Amen.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.