1Edhe pashë nji qiell të ri edhe nji dhe të ri, sepse qiell’ i parë edhe dheu i parë shkoi, edhe deti nuk’ ashtë ma.
2Edhe unë Gjionni pashë qytetinë shenjt, Ierusalemën’ e re, tue sdripunë prei qiellit kah Hyji, bamë gati porsi nusen’ e stolisëme për burrin’ e vet.
3Edhe ndëgjova nji za të math prei qielli qi thoshte: Nje tenda e Hyjit bashkë me njerëzit, edhe ka me ndenjunë bashkë me ata; edhe ata kanë me qenunë populli i ati, edhe Hyji ka me qenunë bashkë me ata Hyji i atyne.
4Edhe Hyji ka me mpëshimë qish-do lot prei syvet atyne, edhe vdeka s’ka me qenunë ma; as vajë, as të thërritunë, as të dhimbunë, s’ka me qenunë ma, sepse të paratë shkuenë.
5Edhe tha ai qi ishte ndenjunë mbë shkampt: Qe të gjitha tek i baj të ra. Edhe më thotë: Shkruei, sepse këto fjalë janë të vërtetë edhe të zana besë.
6Edhe më tha: U ba; unë jam Alfa edhe Omega, e filluemeja edhe e mbaruemeja. Unë kam me i dhan’ ati qi ka et prei gurrësh ujit gjallë të jetësë dhunëti.
7Ai qi mund ka me trashiguem të gjitha, edhe kam me qenunë tek ai Hyj, edhe ai ka me qenunë tek unë bir.
8Edhe frikësit e të pabesët’ e të ndytët’ e gjak-bamësit’ e kurvarët’ e magjistarët’ e idhullatrët’ e gjithë rrenësitë kanë me pasunë piesën’ e vet ndë kënetët qi digjetë me ziarrm e me surfullë, qi ajo ashtë vdek’ e dytë.
9Edhe erdhi tek unë nji prei shtat’ engjujvet qi kishinë të shtatë kupatë mbushunë me të shtatë plagët’ e mbrapëme, edhe foli bashkë me mue tue thanë: Eja, të diftoj tyi nusenë, gruen’ e Qengjit.
10Edhe më pruni me frymë mbë nji mal të math e të naltë, edhe më diftoi qytetin’ e math, Ierusalemën’ e shënjtënueshime, tue sdripunë prei qiellit kah Hyji, qi kishte lavdin’ e Hyjit;
11edhe të ndritunit’ e asai gjante me gur fort të nderëshim, porsi gur Iaspide qi shkëlqen si krystallë.
12Edhe kishte nji mur të math edhe të naltë, edhe dy-mbë-dhetë dyer, edhe mbë dyert dy-mbë-dhet’ engjuj, edhe emëna shkruem përsipër, të cillatë janë të dy-mbë-dhetë faravet e të bijve Israelit.
13Prei së lemesë diellit tri dyer, prei anësë borësë tri dyer, prei anësë mies-ditësë tri dyer, prei së perënduemesë diellit tri dyer.
14Edhe muri i qytetit kishte dy-mbë-dhetë themele, edhe nd’ato ishin’ emënat’ e të dy-mbë-dhet’ apostujvet Qengjit.
15Edhe ai qi fliste bashkë me mue kishte nji kallam t’artë, qi të masi qytetin’ edhe dyert’ e ati edhe murin’ e ati.
16Edhe qyteti ashtë me katër kante, edhe ashtë sa i gjatë edhe aqi i gjanë; edhe mati qytetin me kallaminë, qysh mbë dy-mbë-dhetë mijë stade; gjatësina edhe gjanësina edhe naltësina e ati janë si nji-nji.
17Edhe mati murin’ e ati, nji qind e katër-dhet’ e katër kutë, mbas matiesë njeriut, qi do me thanë t’engjullit.
18Edhe ndërtesa e murit ati ishte iaspidë, edhe qyteti ar i këthiellëtë, qi gjante me gastare të këthiellëtë.
19Edhe themelet’ e murit qytetit ishinë stolisunë me qish-do gurë të nderëshim: themel i parë ishte iaspidë, i dyti sapfeir, i treti halqedon, i katërti smaragdë,
20i pesëti sardonyk, i gjashtti sardi, i shtatti gur-artë, i tetti beryll, i nanti topazi, i dhetti amethyst.
21Edhe të dy-mbë-dhetë dyert’ ishinë dy-mbë-dhetë margaritarë, gjithë-se-cilla derë ishte prei nji margaritari; edhe rruga e qytetit ishte ar i këthiellëtë, porsi gastareja qi shkëlqen.
22Edhe s’pashë tempullë nd’ate, sepse Zoti Hyj gjithë-pushtetësi edhe Qengji ashtë tempull’ i ati.
23Edhe qyteti s’ka nevojë për diell, as për hanë, qi të ndrisinë nd’atë, sepse lavdia e Hyjit ndriti ate, edhe kandili i ati ashtë Qengji.
24Edhe kombetë qi janë shpëtuem kanë me ecunë ndëpër dritë t’ati; edhe rigat’ e dheut bijënë lavdin’ edhe nderin’ e vet mb’atë.
25Edhe dyert’ e ati s’kanë me u mbyllunë ditënë, sepse natë s’ka me qenunë mb’ate.
26Edhe kanë me prumë lavdin’ edhe nderin e kombevet mb’ate.
27Edhe s’ka me hymë mb’ate qish-do gja qi pugan, edhe ban të ndytë, edhe rrenë, veç ata qi janë shkruem ndë libër të jetësë Qengjit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.