1 Korinthianët 5 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA V.

1Gjithënji ndëgjohetë nji kurvëni ndër ju, edhe e tillë kurvëni, qi as ndërmiet kombevet nukë zihetë n’gojë, kaqi sa nji të ketë gruen’ e të atit vet.

2Edhe ju jeni madhështuem, e jo të bajitë vajë ma shumë, për me u ngritunë prei miedizit tuei ai qi bani këte punë?

3Sepse unë, ndonëse s’jam aty me korp, por me shpirt jam aty; tashti sikur jam aty gjukova ate qi punoi këte ashtu.

4Mb’emënit të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, si të mbëlidhi ju edhe shpirti em, bashkë me fuqin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit,

5ta epni të tillë nieri n’dorë të Satanait për prishien’ e mishit, qi t’i shpëtohetë shpirti ndë ditët të Iesuit.

6Nuk’ asht’ i mirë të mburrunitë tuei; nuk’ e dini, se pak brumë mbrum gjithë të mbrumunitë?

7Qirohi pra prei brumit vietërë, qi të jeni të mbrumunit’ e ri, sikurse jeni pabrumë, sepse pashka jonë, qi ashtë Krishti, u ba kurban për ne.

8Përandai le ta mbamë festënë, jo me brumë të vietërë, as me brumë të së keqes’ e të së ligësë, por me pabrumëna zemëre të këthiellët’ e të vërtetë.

9U shkrova juve ndë letërët për mos me u përziem me kurvarë.

10Edhe jo kreit me kurvarët e kësai bote, a me lakëmuesit, a me rrëmbesësit, a me idhullatrët, sepse atëherë duhetë me dalunë jashtë prei botësë.

11Por tashti u shkrova juve, mos me u përziem ndë qoftë ndonji qi quhetë vëlla, se ashtë kurvar, a lakëmues, a idhullatër, a përqeshës, a i deitunë, a rrëmbesës; me të tillin’ as të mos hani bashkë.

12Sepse për qish punë me gjukuem edhe të përjashtëmitë? Nukë gjukoni ju të përmbrendëshimitë?

13Por Perëndia ka me gjukuem të përjashtëmitë, përandai nxirrni jashtë të keqinë prei miedizit tuei.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help