MATTHEUT 17 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XVII.

1Edhe mbas gjashtë ditsh Iesui merr me vetëhe Pietrin’ edhe Iakobin’ edhe Gjionninë të vëllan’ e ati, edhe i hipën mbë nji mal të naltë veç mbë-nj-anë;

2edhe ndërroi fytyrënë përpara atyneve, edhe faqeja e ati ndriti porsi dielli, edhe petkat’ e ati u banë të bardha porsi drita.

3Edhe qe tek u duknë atyneve Moiseu edhe Elia, tue folunë bashkë me atë.

4Atëherë Pietri u përgjeq, e i tha Iesuit: Zot, ashtë mirë me qenë na këtu; ndë daç, le të bajmë këtu tri tenda: nji për tyi, e nji për Moisenë, e nji për Elinë.

5Edhe ai por tue folunë, qe tek i mbuloi nji re e ndriçime, edhe qe nji za prei resë te thoshte: Kyi ashtë biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva; ndëgjoni ati.

6Edhe dishepujtë kur ndëgjuenë, ranë përmbys, edhe u frikuenë fort.

7Por Iesui erdhi përanë, e i kapi, edhe tha: Çohi, e mos u frikoni.

8Edhe ata kur çuenë syt’ e vet, s’panë kurkend, veç Iesunë vetëmë.

9Edhe ata tue sdrypunë prei malit, Iesui i porositi, tue thanë: Mos i thoni kurkuit se qish keni pamë, derisa të ngjalletë prei së vdekunish i bir’ i nieriut.

10Edhe dishepujt’ e ati e pyetnë, tue thanë: Përse thonë Shkruisitë pra, se duhetë me ardhunë ma përpara Elia?

11Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Elia vien ma përpara, edhe ka me vunë mbë vend gjithë punëtë.

12Por unë po u thom juve, se Elia erdhi tashti, edhe s’e ngjoftnë, por i banë qish deshnë. Kështu edhe i bir’ i nieriut ka me hequnë prei atyneve.

13Atëherë dishepujt’ e muernë vesht, se u tha për Gjionn Pagëzorinë.

14Edhe ata kur erthnë te gjindëja, i erdhi përanë nji nieri, e i ra ndë gjunjë,

15tue thanë: Zot, përdëlle t’em bir, sepse e zen lingat’ e hanësë, edhe heq keq, sepse shumë herë bie ndë ziarrm, edhe shumë herë nd’ujë.

16Edhe e pruna te dishepujt’ e tu, por nukë muftnë me e shëndoshunë.

17Edhe Iesui u përgjeq, e tha: O bres i pabesë edhe i shtrembëtë, deri kurë kam me qenë bashkë me ju? Deri kurë kam me u duruem juve? Bini mue ate këtu.

18Edhe Iesui e qirtoi; edhe dialli duel prei ati, edhe çuni u shëndosh çë mb’atë herë.

19Atëherë dishepujt’ erthnë përanë Iesuit veç-anë, e thanë: Përse nukë muftëm na me e nxierrë?

20Edhe Iesui u tha atyneve: Për pabesëninë tuei, sepse për të vërtet po u thom juve, se ndë paçi besë sa nji koqe senapi, keni me i thanë këti mali: Sdryp prei këndyj e shko atie; edhe ka me sdrypunë; edhe s’ka me qenë gja qi të mos mundeni ju mos me e bamë.

21Edhe kyi farë kombi nuk del tietrazi, veç me të falun’ e me agjinim.

22Edhe ata kur ishinë tue u siellë rreth ndë Galile, Iesui u tha atyneve: I bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër duer te nierëzëvet;

23edhe kanë me e vramë, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallë. Edhe ata u idhënuenë fort.

24Edhe ata kur erthnë ndë Kapernaum, erthnë për-anë Pietrit ata qi marrinë pagë dydrehematë, edhe i thanë: Nukë paguen dydrehematë mieshtri juei?

25 Ai thotë: Po. Edhe kur hyni ndë shtëpi, e mbërrin Iesui, tue thanë: Si të duketë, Simon? Prei kuit marrinë paga a të dhana mbëretëniat’ e dheut? Prei të bijvet vet, a prei të huejvet?

26Pietri i thotë: Prei të huejvet. Iesui i tha: Vallë bijtë janë të dëlirë.

27Por për mos me shkandalizuem ata, shko ndë det, e hith nji grep, edhe ngre peshkun’ e parë qi të dali; edhe si t’i hapish gojënë, ke me gjetunë nji stater: merre, e nepua atyneve për mue, edhe për tyi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help