MARKUT 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Mbasandai filloi për-së-ri me mësumë ndaj detinë; ende shumë gjindëje u mbëlothnë ke ai, kaqi sa ai hyni ndë lundrët, ende rrinte ndë det; ende gjithë gjindëja ishte mbë tokë, për-anë detit.

2Ende mësonte ata me shumë parabulla, ende u thoshte atyne ndë mësimt të vet:

3Ndëgjoni. Ngje ke dul mbiellësi me mbiellë;

4ende mbë të mbiellët, njiana ra mb’udhë, ende shpendët’ e qillit erthnë ende e hangrën.

5Ende tietra ra mbë vend gurishtë, ku s’kishte dhe shumë, ende bini përnjiherë, sepse s’kishte dhe të thellë,

6por kur leu dilli u doq; ende sepse s’kishte rrajë, u tha.

7Ende tietra ra ndë drizat, ende drizatë hypnë, ende e mbytnë, ende nukë dha pemë.

8Ende tietra ra ndë dhe të mirë, ende epte pemë, tue hypun’ e tue u shtumë; ende pruni pemë për nji tri-dhitë, ende për nji gjashtë-dhitë, ende për nji nji qind.

9Mbasandai u thoshte atyne: Ai qi ka veshë me ndëgjumë, le të ndëgjojë.

10Ende kur mbeti vetëmë, ata qi ishinë rreth ati bashkë me të dy-mbë-dhitët e pyetnë për parabullënë.

11Ende ai u tha atyne: Mbë ju ashtë dhanë me ngjofunë mpshefsinën’ e mbëretënisë Perëndisë, po mb’ata qi janë jashtë, të gjitha bahenë me parabulla,

12qi tue pamë të ven’ore, ende të mos shofinë; ende tue ndëgjumë të ndëgjojnë, ende të mos marrinë vesht; qi të mos këthehenë ndonjiherë, e t’u falenë fajetë.

13Mbasandai u thot’ atyne: Nuk’ e dini këte parabullë? Ende si keni me marrë vesht gjithë parabullatë?

14Mbiellësi asht’ ai qi mbill fjalënë.

15Ende këta për-an’ udhësë jan’ ata qi mbilletë fjala mb’ata; po kur ndëgjojnë vien Satanai përnjiherë, e u merr fjalënë qi ashtë mbiellë ndë zemërat t’atyneve.

16Ende këta kështu, jan’ ata qi janë mbiellë ndë vende gurishta, të cillëtë kur ndëgjojnë fjalënë, përnjiherë e marrinë me gëzim;

17po s’kanë rrajë ndë vetëvetëhet, po janë për pak kohë; mbasandai kur bahetë shtrëngim, a të ndiekunë për fjalënë përnjiherë shkandalizohenë.

18Ende këta qi janë mbiellë ndër drizat, jan’ ata qi ndëgjojnë fjalënë;

19po gailet’ e kësai jete, ende gënjim’ i gjasë, ende dëshërimetë për të tierat punë, hyjn’ e mbushinë fjalënë, ende bahetë pa-pemë.

20Po këta, jan’ ata qi u mbollnë ndë dhe të mirë, të cillëtë ndëgjojnë fjalën’, ende e presin’, ende bijënë pemë, për nji tri-dhitë, ende për nji gjashtë-dhitë, ende për nji nji qind.

21Ende u thoshte atyne: Mos vien kandili për me u vumë ndënë hu të drithit, a ndënë shtrat? E jo për me u vumë mbi kandilier?

22Sepse s’ashtë gja e mpshefët, qi të mos shpërfaqetë; as s’ashtë bamë ndonji gja e mpshefët, qi të mos dali për faqe.

23Ndë pastë kush veshë me ndëgjumë, le të ndëgjojë.

24Ende u thoshtë atyne: Veni ore qish ndëgjoni - me çfarë matësi matni, kanë me u matunë juve, ende ka me u shtumë mbë ju qi ndëgjoni.

25Sepse ati qi ka, do t’i epet’ ende tietër; ende ati qi s’ka, ende qish të ketë, do të mirretë prei ati.

26Ende thoshte: Kështu ashtë mbëretënia e Perëndisë, posi nji nieri qi hedh farë mbë dhet,

27ende fle, e çohetë nat’ e ditë, ende fara bin, ende rritetë, kështu qi ai s’e di se si.

28Sepse dheu bije pemë prei vetëvetëhesë; përpara bar, mbasandai plot me grun ndë kall.

29Ende pema kur piqetë përnjiherë dërgon drapëninë, sepse e mbërrini të korrëtë.

30Ende thoshte: Me se të përgjajmë mbëretënin’ e Perëndisë? A me çfarë parabulle ta vemë ngjat?

31 Ashtë posi nji koqe senapi, e cilla kur mbilletë mbë dhet, ashtë ma e vogëlë se gjithë faratë qi janë mbë dhet,

32po si mbilletë, rritet’ e bahetë ma e madhe se gjithë barishtatë, ende ban dega të mëdha; kaqi sa shpendët’ e qillit mundenë me ndenjunë ndënë hijet t’asai.

33Ende me shumë këso parabullash u fliste fjalën’ atyne, sikurse mundeshinë me ndëgjumë.

34Ende pa parabullë nuk’ u fliste atyne, po dishepujvet vet ua sgjidhte të gjitha veç-anë.

35Ende mb’ate ditë, si u ngrys, u thot’atyne: Le të kapërcejmë përtej.

36Ende dishepujtë si lanë gjindëjenë, e murnë mbas vetëhesë, sikundrë ishte ndë lundrët;

37ende ishinë bashkë me ate ende të tiera lundrëza. Ende bahetë nji thëllim ere i math, ende valëtë bijënë mbrenda ndë lundrët, kaqi sa ajo ndashti po mbushei.

38Ende ai ishte ndë bisht të lundrëzë tue fjetunë mbi krenarenë; ende ata e çojn’, e i thonë: Mieshtër, a s’ke gaile, se po humbimë?

39Ende ai u çu, e qirtoi erën’, ende i tha detit: Pusho, mos pëzai! Ende pushoi era, ende u ba bunac’ e madhe.

40Mbasandai u tha atyne: Ç’frikësa jeni kështu? Si s’keni besë?

41Ende ata u frikunë me frikë të madhe, ende i thoshinë njiani tietrit: Vallë kush ashtë kyi, qi i ndëgjojnë ende era, ende deti?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help