1Eni tashi, ju të pasunitë, qjani e ngrini zaninë nalt tue bërtitunë fort për të hiekunat keq qi vinë mbi ju.
2Pasëja juej u kalp, edhe petëkatë tueja ua brejti teja.
3Ari juei e argjandi u ndryshk, edhe ndryshku i atyne ka me qenunë për deshmi kundrë jush, edhe ka me ngranë mishnatë tuei si ziarrm; mbëlothtë thesore për ditt e mbrapëna.
4Qe te bërtet paga qi ua mbaitët punëtorëvet qi korrnë aratë tueja, edhe të bërtitunat’ e korrësavet i ranë ndë veshë të Zotit Shabaoth.
5U kënaqtë e batë pallë mbi dhet; ushqyetë zemëratë tueja, si për ditën’ e së therëmesë;
6dënuetë edhe vratë të dreitënë, e ai nuk’ u ndenji kundrë juve.
7Kini zemërë të gjanë pra, o vëllazën, deri mbë t’ardhëmen’ e Zotit. Qe bulku te pret pemën’ e dheut të çimueshimenë, e ka zemërë të gjanë për ate, deri sa të marri shin’ e herëshim edhe të vonëshiminë.
8Kini zemërë të gjan’ edhe ju, forconi zemëratë tueja, sepse e ardhëmeja e Zotit u afrue.
9Mos shamtini kundrë njiani tietërit, o vëllazën, qi të mos gjukohi për të keq. Qe gjukatësi te rri përpara dyervet.
10Merrni shëmbëllëtyrë, o vëllazënit’ e mi, të hiekëmenë keq, edhe zemërën’ e gjanë të profetëvet qi folnë mb’emënit të Zotit.
11Qe te lumënoim’ ata qi durojënë; e ndëgjuetë durimin’ e Iobit, edhe e patë të mbrapënën’ e Zotit, se Zoti ashtë shum’ i përdëllyeshim edhe i dhimtshim.
12Edhe ma përpara të gjithëvet, o vëllazënit’ e mi, mos bani be as për qiell, as për dhe, as ndonji tietërë be, por le të jetë fjala juei, po, po, edhe jo, jo, qi të mos bini ndë gjukim.
13Hiek keq kushi ndër ju? Le të faletë, ka zemërë të gëzueshimë kushi? Le të psalli.
14Asht’ i sëmunë kushi ndër ju? Le të thërresi pleqt’ e kishësë, edhe le të falenë mbi ate, e le ta lyejënë me voj mb’emënit të Zotit.
15Edhe urata me besë ka me shpëtuem ate qi lingon, edhe Zoti ka me e çuem; edhe ndë pastë bamë faje, ka me ia falunë.
16Rrëfeni fajetë njiani tietërit, edhe fali njiani për tietërinë, qi të shëndoshi. Të lutunit’ e të dreitit ka shumë fuqi, kur bahetë.
17Elia ishte nji nieri qi pësonte porsi na, edhe u fal me zemërë të nxetë për mos me ranë shi, edhe nukë ra shi mbë dhet tre viet e gjashtë muej;
18edhe për-së-ri u fal’ edhe qielli dha shi, edhe dheu bini pemën’ e vet.
19O vëllazën, ndë daltë kushi ndër ju jasht’ udhësë të vërtetësë, edhe ta këthejë kushi,
20le ta dijë se ai qi këthen fajtorinë prei udhësë gënjeshtaresë, ka me shpëtuem nji shpirt prei vdeket, edhe ka me mbuluem shumicë fajesh.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.