1Ndiqni dashuninë, edhe lypni me zemërë të përvëlutë punët’ e shpirtit, por ma tepërë qi të profetizoni.
2Sepse ai qi flet gjuhë të huej, nuk’ u flet nierëzëve, por Perëndisë, sepse askushi s’e ndëgjon, por me shpirtin’ e vet flet pshefësina,
3por ai qi profetizon, u flet nierëzëvet për të ndërtuem, e për mësim, e për ngushullim.
4Ai qi flet gjuhë të huej, ndërton vetëvetëhenë, por ai qi profetizon ndërton kishënë.
5Edhe due gjithë ju me folunë gjuhëna, por ma tepërë qi të profetizoni, sepse ai qi profetizon ashtë ma i madh se ai qi flet gjuhëna, veç ndë e këtheftë, qi të marri të ndërtuem kisha.
6Edhe tashti, o vëllazën, ndë arthsha te ju tue folunë gjuhëna, qish dobi kam me u bamë juve, ndë mos u folsha juve a me të sbulueme, a me të ditunë, a me profezi, a me mësim?
7Edhe ato qi s’kanë frymë, a bajnë za, a fyll, a qitharë, ndë mos bafshinë zana të shqyta, si ka me u marrë vesht të ranët’ e fyllit, a të ranët’ e qitharësë.
8Sepse, trumbeta ndë dhashtë za qi s’mirretë vesht, cilli ka me u bamë gati për luftë?
9Kështu edhe ju, me anë të gjuhësë ndë mos bafshi nji fjalë qi mirretë vesht mirë, si ka me u marrë vesht ajo qi flitetë? Sepse kemi me folunë nd’erët.
10Janë ndodhunë kaqi duer zanash ndë botët, edhe as ndonji prei atyneve s’ashtë qi s’mirretë vesht.
11Ndë mos ditsha pra fuqin’ e zanit, kam me qenunë nji barbar mb’ate qi flas, edhe ai qi flet, nji barbar tek unë.
12Kështu edhe ju, mbassi u përvëlohetë zemëra për dhunëtiat shpirtënishte, lypni qi të tepëroni për të ndërtuemit’ e kishësë.
13Përandai ai qi flet gjuhënë të huej le të faletë qi bahet’ i zoti me e këthyem.
14Sepse ndë u falsha me gjuhë të huej, shpirti em faletë, por mendëja eme ashtë pa pemë.
15Qish duhetë pra? Do të falem me shpirtin’, e do të falem edhe me mendëjenë; do të psall me shpirtin’, e do të psall edhe me mendëjenë.
16Sepse ndë bekofsh me shpirtinë, ai qi rri ndë vend të paditunit, si ka me thanë Amen, kur fale ndersë ti, sepse ai nukë di se qish thue.
17Sepse ti fale ndersë mirë, por tietëri s’ndërtohetë.
18I falem ndersë Perëndisë t’em, se flas ma shumë gjuhëna se ju,
19por unë due me folunë pesë fjalë me mendëjenë t’eme ndë kishë, qi të mësoj edhe të tierë, se dhetë mijë fjalë me gjuhë të huej.
20O vëllazën, mos u bani çuna ndër mend, por bahi foshnje mbë të keqet, e ndër mend bahi të kullutë.
21Ashtë shkruem ndë ligjët: “Se me të tiera gjuhëna, e me të tiera buzë kam me i folunë këti populli, por as kështu s’kanë me më ndëgjuem” - thotë Zoti.
22Përandai gjuhënatë janë për shenj, jo për ata qi besojnë, por për të pabesët, e profezia ashtë jo për të pabesët, por për ata qi besojnë.
23Ndë u mbëlethtë pra gjithë kisha mbë nji vend, edhe të gjithë flasinë gjuhëna të hueja, hyjn’ edhe nierës të paditshim a të pabesë, a s’kanë me thanë, se jeni të çmendunë?
24Por ndë profetizofshinë të gjithë, e hyn nji i pabesë, a i paditshim, e sbulohetë prei të gjithëve, e gjukohetë prei të gjithëve,
25edhe kështu të mpshefëtat’ e zemërës’ ati shpërfaqenë; edhe kështu ka me ranë me faqe përmbys, e ka me adhuruem Perëndinë, tue diftuem, se për të vërtetë Perëndia qenëka ndër ju.
26Qish duhetë pra, o vëllazën? Kur të mbëlidhi, gjithë-se-cilli prei jush ka psallmë, ka mësim, ka gjuhë, ka të sbuluemë, ka të këthyeme gjuhënash; të gjitha le të bahenë për të ndërtuem.
27Ndë foltë gjuhë të huej, le ta bajnë këte dy ka dy, a ma të shumënë tre ka tre, edhe njiani mbas tietërit, edhe njiani le të këthejë,
28por ndë mos qoftë kush me këthyem, le të pushojë ndë kishë, e le të flasi me vetëvetëhen’ e me Perëndinë.
29E profetënitë le të flasinë dy a tre, edhe të tierëtë le të bajnë gjyq.
30E ndë iu sbuloftë ndonji tietërit qi rri, le të pushojë i pari.
31Sepse të gjithë mundeni me profetizuem njiani mbas tietërit, qi të xanë të gjithë, edhe të ngushullohenë të gjithë.
32Edhe shpirtënat’ e profetënavet u ulinë kryetë profetënavet,
33sepse Perëndia s’ashtë Perëndi të përziemi, por paqtimi, sikurse mbë gjithë kishat e shenjtënavet.
34Gratë tueja le të pushojnë ndë kishat, sepse ato s’kan’ urdhënë me folunë, por të ulinë kryetë, sikurse edhe ligja thotë.
35Por ndë daçinë me xanë gja, le të pyesinë burrat’ e vet ndë shtëpi, sepse ashtë turp për gratë me folunë ndë kishë.
36Apor veç prei jush duel fjala e Perëndisë? Apor mbë ju vetëm’ e mbërrini?
37Ndë iu duktë kuit se ashtë profet a njieri i shpirtit, le të marri vesht ato qi u shkruej juve, sepse janë porosit’ e Zotit,
38por ndë qoftë ndonji i paditshim, le të jet’ i paditshim.
39Përandai, o vëllazën, lypni me zemërë të përvëlutë me profetizuem, edhe mos ndalni me folunë gjuhëna.
40Të gjitha le të bahenë sikundrë ka hie edhe me rregullë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.