Romanët 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Pauli shërbëtori i Iesu Krishtit, thërritun’ apostull, damë mbë-nj-anë për ungjillin’ e Perëndisë,

2(qi pat zotuem përpara me anë të profetënavet vet ndë shkronjat të shenjtënueme),

3për të Birin’ e vet Iesu Krishtinë Zotinë t’anë (qi leu prei farësë Davidit mbas mishit,

4edhe u diftue Bir Perëndie me fuqi, mbas shpirtit shenjtënisë, prei së ngjallëmesë së vdekunish),

5(me anë t’ati muerëm hir e apostuli, qi të ndëgjojnë ndë besët gjithë kombetë,

6për emënin’ e ati; ndërmiet atyneve jeni edhe ju thërritunë prei Iesu Krishtit) -

7mbë gjith’ ata qi janë ndë Romë të dashunit’ e Perëndisë, thërritunë shenjtënë, hir qoftë mbë ju, edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.

8Ma parë i falem nders Perëndisë t’em me anë të Iesu Krishtit për gjithë ju, sepse besa juei zihetë n’gojë mbë gjithë botënë,

9sepse Perëndia ashtë deshmitari em, të cillit i shërbej me shpirtinë t’em ndë ungjill të Birit vet, se u përmend juve pa-pushim,

10tue u lutunë përherë ndë të falunat e mia, qi të detë Perëndia ndonjiherë të ma bajë mbarë udhënë me ardhunë te ju,

11sepse kam shumë mall me u pamë juve, për me u dhanë ndonji dhunëti shpirtënie qi të forcohi;

12edhe këjo ashtë për me u ngushulluem bashkë me ju me anë të besësë tuei edhe s’emesë qi kemi njiani me tietrinë.

13Edhe due qi ta dini, o vëllazën, se shumë herë e vuna ndër mend me ardhunë te ju, (por u ndala deri tashti), qi të kemi ndonji pemë edhe ndërmiet jush, sikurse edhe ndërmiet kombevet tierë.

14Unë jam detuer te Grekët e te barbarët, te të ditshimit e te të paditshimit;

15kështu sa prei meje, jam gati me predikuem ungjillin’ edhe ndër ju qi jeni ndë Romë.

16Sepse nuk turpënohem për ungjillin’ e Krishtit, sepse ashtë fuqi Perëndie për shpëtim mbë gjithë-se-cillinë qi beson, mbë Iudenë ma përpara, edhe mbë Grekunë.

17Sepse me anë t’ati ungjillit sbulohetë dreitënia e Perëndisë prei bese mbë besë, sikurse ashtë shkruem: “Edhe i dreiti ka me rruem prei besësë”.

18Sepse zemërim Perëndie sbulohetë prei qielli mbi qish do pabesëni e paudhëni nierëzish, qi përmbanë të vërtetënë ndë paudhëni.

19Sepse ate qi mundetë nieriu me ngjofunë për Perëndinë, ashtë shpërfaqunë tek ata; sepse Perëndia ua shpërfaqi atyne.

20Sepse ato punët’ e padukuna t’ati, edhe e pasosëmeja fuqia e ati, edhe hyjënia çë kurrë se u krijue bota shifenë këthiellëtë tue u marrë me mend prei atyne punëvet qi janë bamë, qi të mos munden’ ata me dhanë fjalë.

21Sepse ndonëse ngjofnë Perëndinë, nuk’ e lavduenë si Perëndi, as nuk’ iu falnë nders, por u banë të kotë ndër mendimet e veta, edhe e marra zemëra e atyne u errësue,

22tue thanë se janë të mentshim, u marruenë;

23edhe ndërruenë laftin’ e të pavdierit Perëndi me shëmbëllim figure nieriu të vdierri, e shpendësh, e shtazësh, e shtërpinjsh.

24Përandai edhe Perëndia i la ndë ndynësinë me anë të dëshërimevet zemëravet atyne,

25qi të fulliqinë korpënat’ e atyne ndërmiet atyne, të cillëtë ndërruenë të vërtetën’ e Perëndisë me rrenënë, edhe nderuen’ e lutnë krijesësë ma tepërë se ate qi e krijoi, i cilli asht’ i bekuem për gjithë jetët. Amen.

26Përandai Perëndia i la ndër pësime fulliqënie, sepse edhe grat’ e atyne ndërruenë zakoninë qi ashtë mbas natyrësë,

27me ate qi ashtë kundrë natyrësë; kështu edhe mashkujtë lanë zakoninë qi ashtë mbas natyrësë gruesë, e u doqnë ndë dëshërimt të vetëhes’ atyne njiani me tietërinë, tue punuem shumtiminë mashkuj mbë mashkuj, e tue marrë pagën’ e gënjimit vet qi duhei për vetëhen’ e atyne.

28Edhe sikurse nukë deshnë me ngjofunë Perëndinë, Perëndia i la ndë nji mend të paprovueshim, qi të bajn’ ato qi nukë duhenë,

29sepse janë plot me qish do farë paudhënie, kurvënie, të ligë, lakëmimi, të keqeje; mbushunë me zmir, me vrasie, me qartë, me gënjim, me pësim të keq;

30asish qi pishtëllojnë, asish qi shajnë, madhështorë, krye-naltë, asish qi shpifinë të këqia, të pandëgjueshim te përint,

31të pamend, asish qi s’mbanë besë mbë fjalët, zemërë-pa-dhimshim, të pamiqësi, të papërdëllyeshim;

32e këta ndonëse ngjofinë dreitënin’ e Perëndisë, se ata qi punojnë t’atillash punë janë të vëjefshim për vdekë, jo veç i bajnë, por edhe u pëlqejn’ ata qi punojn’ ato.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help