Hebrejt 3 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA III.

1Andai, o vëllazën shenjtëna, piesëtarët’ e së thërritëmesë prei qielli, kupëtoni apostullin’ edhe krye-priftin’ e së rrëfyemesë t’onë, Iesu Krishtinë,

2i cilli qe besëtar mb’ate qi e bani apostull edhe krye-prift, sikurse edhe Moiseu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati.

3Sepse kyi u lavdue ma tepërë se Moiseu, sa ashtë ma i nderëshim se shtëpia, ai qi e ka ndërtuem,

4sepse qish do shtëpi ndërtohetë prei ndonjianit, edhe ai qi ka ndërtuem të gjitha ashtë Perëndia.

5Edhe Moiseu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati si shërbëtuer, për deshmi t’atyne punëvet qi do të fliteshinë,

6por Krishti, si bir mbë shtëpit të vet; shtëpia e ati jemi na, ndë mbaitshim shtrëngueshim kucimin’ edhe të mburrunit e shpëresësë deri së mbrapëni.

7Përandai, sikurse thotë Shpirti Shenjt: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati,

8mos ashpëroni zemëratë tueja, si ndë pikllimt, ndë ditë të ngasëjesë ndë shkretinët,

9atie ku atënitë tuei më nganë, më provuenë, edhe panë punët’ e mia katër-dhetë viet;

10përandai u zemërueshë me ate bres, edhe thashë: Përherë gënjehenë ndë zemërët t’atyne, edhe ata s’ngjofnë udhët’ e mia.

11Kështu bana be ndë zemërimt t’em: S’kanë me hymë ndë të prajtunit t’em”.

12Këqyrni, o vëllazën, druese ndonji prei jush ka zemërë të keqe pabesënie, qi të ngrejë krye kundrë Perëndisë gjallë,

13por mësoni njiani tietërinë përditë deri sa qjuhetë dita “sot”, qi të mos ashpërohetë me gënjimin’ e fajit asndonji prei jush,

14sepse jemi bamë piesëtarët’ e Krishtit ndë mbaiçim shtrëngutë të filluemen’ e së qenëmesë deri së mbrapëni,

15kur thohetë: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati, mos ashpëroni zemëratë tueja, si ndë pikllimt”.

16Sepse disa kur ndëgjuen’ e piklluenë, por jo gjith’ ata qi duelnë prei Egjyptit me anë të Moiseut.

17Edhe me cillët’ u zemërue katër-dhetë viet? A jo me ata qi fëjyenë, të cillëvet copat’ e mishit u ranë ndë shkretinët?

18Edhe për cillëtë bani be të mos hyjënë ndë të prajtunit e vet, veç për ata qi s’bindeshinë?

19Edhe shofimë se s’muftnë me hymë prei pabesënisë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help