1 Gjionn 5 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA V.

1Gjithë kush beson se Iesui ashtë Krishti, ka lemë prei Perëndisë, edhe gjithë kush të det’ ate qi e ka piellë, don edhe ate qi ka lemë prei ati.

2Prei kësai e ngjofimë se duemë dielmt’ e Perëndisë, kur të demi Perëndinë, edhe të rueimë porosit’ e ati.

3Sepse këjo ashtë dashunia e Perëndisë, qi të rueimë porosit’ e ati, edhe porosit’ e ati nukë janë të randa.

4Gjithë qish ka lemë prei Perëndiet e mund botënë, edhe këjo ashtë fitoreja qi mundi botënë, do me thanë besa jonë.

5Cilli asht’ ai qi mund botënë, veç ai qi beson se Iesui asht’ i Bir’ i Perëndisë.

6Kyi asht’ ai qi erdhi prei ujit edhe prei gjakut, Iesu Krishti; jo prei ujit vetëmë, por edhe prei ujit edhe prei gjakut; edhe Shpirti asht’ ai qi deshmon, edhe Shpirti asht’ e vërteta.

7Sepse tre jan’ ata qi deshmojënë ndë qiell: Ati, Fjala, edhe Shpirti Shenjt, edhe këta të tre janë nji.

8Edhe tre jan’ ata qi deshmojënë ndë dhet: Shpirti, edhe ujëtë, edhe gjaku, edhe të tre janë mbë nji.

9Ndë marrshim deshmin’ e nierëzëvet, deshmia e Perëndisë ashtë ma e madhe, se këjo ashtë deshmia e Perëndisë qi ka deshmuem për Birin’ e vet.

10Ai qi i beson të Birit Perëndisë, ka deshmi ndë vetëvetëhet; ai qi nuk’ i beson Perëndisë, e ka bam’ ate rrenës, sepse nuk’ i besoi deshmisë qi deshmoi Perëndia për Birin’ e vet.

11Edhe këjo ashtë deshmia, se Perëndia na dha jetë të pasosëme, edhe këjo jeta ashtë mbë Birin’ e ati.

12Ai qi ka Birinë, ka jetënë; ai qi s’ka Birin’ e Perëndisë, s’ka jetënë.

13Këto u shkrova juve qi besoni mb’emënit të Birit Perëndisë, qi ta dini se keni jetë të pasosëme, edhe qi të besoni mb’emënit të Birit Perëndisë.

14Edhe kyi ashtë kucimi qi kemi tek ai, se, ndë lypshim gja mbas dashunimit ati, na ndëgjon.

15Edhe ndë e ditshim se na ndëgjon, qish të lypimë, e dimë se marrimë të lypunatë qi kemi lypunë prei ati.

16Ndë paftë kushi vëllan’ e vet se fëjen faj jo për vdekë, ka me lypunë, edhe Perëndia ka me i dhanë jetë, atyneve qi nukë fëjejënë për vdekë. Ashtë faj për vdekë, nukë thom të lutetë për ate faj.

17Qish-do shtrembëni ashtë faj, edhe ashtë faj jo për vdekë.

18E dimë se gjithë kush ka lemë prei Perëndiet nukë fëjen, por ai qi ka lemë prei Perëndiet ruen vetëvetëhenë, edhe i keqi nuk’ e përket.

19E dimë se jemi prei Perëndiet, edhe gjithë bota gjindetë mbë të keqenë.

20E dimë se i Bir’ i Perëndisë erth, edhe na dha mend për me ngjofunë të vërtetinë; edhe jemi mbë të vërtetinë, mbë të Birin’ e ati Iesu Krishtinë? Kyi asht’ i vërteti Perëndi, edhe jeta e pasosëme.

21Dielmthit’ e mi, rueni vetëhenë tuei prei idhujsh. Amen.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help