1Përandai nukë muftëm me duruem ma, por na pëlqeu të mbesimë vetëmë ndë Athinë,
2edhe dërguem Timothenë vëllanë t’anë, edhe shërbëtorin’ e Perëndisë, edhe shokunë t’anë ndë punë t’ungjillit Krishtit, për me u forcuem juve, e për me u ngushulluem juve për besënë tuei,
3qi të mos tundet’ askushi ndër këto shtrëngime, sepse ju e dini se na jemi vumë për këte.
4Sepse, kur ishim për-anë jush, u thoshim juve çë përpara, se kemi për me hiekunë shtrëngime, edhe sikurse u ba, edhe e dini.
5Përandai edhe unë, mbassi s’mundeshë me duruem ma, dërgova për me marrë vesht për besënë tuei, druese mos u ngau juve ai qi nget, edhe shkon mundimi ynë kot.
6Por tashti qi erdhi Timotheu prei jush te na, pruni zanin’ e mirë për besën’ edhe për dashuninë tuei, edhe se na kuitoni për të mirë përherë, edhe keni mallë me na pamë, sikurse edhe na juve,
7përandai u ngushulluem, o vëllazën, për ju ndër gjithë shtrëngimin’ edhe nevojënë t’onë, prei besësë tuei,
8sepse tashti rroimë, ndë qindrofshi ju mbë Zotinë.
9Sepse qish farë të falunë ndersë mundemi me i dhanë Perëndisë për ju, për gjith’ atë gëziminë qi gëzohemi për ju përpara Perëndisë t’onë,
10nat’ e ditë tue u lutunë tepërë për me pamë faqenë tuei, edhe me mbushunë të mangunat’ e besësë tuei.
11Tashti ai Perëndia edhe Ati ynë, edhe Zoti ynë Iesu Krishti, dreitoft’ udhënë t’onë te ju.
12Edhe Zoti shtoft’ e tepëroftë dashuninë tuei ndërmiet jush, edhe mbë të gjithë, sikurse edhe na kemi mbë ju,
13për me forcuem zemëratë tueja pa palavi ndë shenjtëni, përpara Perëndisë edhe Atit t’ynë, ndë të ardhëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit bashkë me gjithë shenjtënit e ati.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.