1- O burra vëllazën edhe atënë, pa ndëgjoni mue ç’fjalë u ap juve tashti.
2(Edhe kur ndëgjuenë se u foli mbë gjuhë Hebraishte, pushuenë ma tepërë; edhe tha:)
3Unë jam nji nieri Iude, lemë ndë Tarsë të Kilikisë, edhe rritunë ndë këte qytet për anë kambëvet Gamalielit, mësuem shtrëngueshim ndë ligjë qi na kanë lan’ atënitë, edhe ishiem zelltar për Perëndinë, sikurse ju të gjithë jeni sot;
4edhe këte udhë e ndoqa mbrapa deri mbë vdekë, tue lidhunë me hekura e tue vumë ndë burk burra e gra,
5sikurse edhe krye-prifti deshmon për mue, edhe gjithë pleqësia; prei atyneve mora edhe letëra për vëllazënit, e vota ndë Damaskë, për me prumë lidhunë ndë Ierusalem edhe ata qi ishin’ atie, qi të mundohenë.
6Edhe kur po shkojem udhësë, edhe ishiem ngjat Damaskësë ndë mies-ditë, befas shkrepi rreth meje nji drit’ e madhe prei qiellit;
7edhe unë rashë mbë truell, edhe ndëgjova nji za qi më thoshte: Saul, Saul, përse më ndiek?
8Edhe un’ u përgjegja: Cilli je ti, o Zot? Edhe ai më tha: Unë jam Iesu Nazoreasi, të cillinë ti ndiek.
9Edhe ata qi ishinë bashkë me mue panë dritënë, edhe i muer frika; por zanin’ e ati qi më fliste nuk’ e ndëgjuenë.
10Edhe unë thashë: Qish të baj, Zot? Edhe Zoti më tha: Ngreu, edhe shko ndë Damaskë; edhe atie ka për me t’u folunë për gjithë sa jan’ urdhënuem për tyi të bajsh.
11Edhe mbassi nukë shifiem prei të ndritunit asai dritësë, erdha ndë Damaskë tue u tërhequnë për dore prei atyneve qi ishinë bashkë me mue.
12Edhe nji farë Anania, nieri besëtar mbas ligjësë, për të cillin’ epei deshmi e mirë prei gjith’ atyne Iudevet qi rrijin’ atie,
13erdhi tek unë, edhe ndenji përpara, e më tha: Saul vëlla, çil sytë për-së-ri. Edhe unë nd’ate orë çela sytë, e pash’ ate.
14Edhe ai tha: Perëndia i atënavet t’anë të urdhënoi me ngjofunë dashunimin’ e ati, edhe me pamë të Dreitinë, edhe me ndëgjuem za prei gojës’ ati,
15sepse do të jesh deshmitar për ate mbë gjithë nierëzit, për sa pe, e ndëgjove.
16Edhe tashti përse qelle? Ngreu, e u pagëzo, e lai fajet’ e tua, tue thërritun’ emënin’ e Zotit.
17Edhe mbassi u këtheva ndë Ierusalem, kur ishiem tue u falunë ndë tempull, dola jashtë vetëhesë,
18edhe pash ate tue më thanë: Nxito, edhe del shpeit prei Ierusalemit, sepse s’do ta presinë deshminë tande për mue.
19Edhe unë thashë: Zot, ata e dinë, se unë qesh ai qi vejem ndë burk, edhe rrifiem ndëpër synagogat ata qi të besojnë tyi;
20edhe kur derdhei gjaku i Stefanit martyrit t’yt, edhe unë vetë keshë ndenjunë përpara, edhe ishiem me nji fjalë për vrasëjen’ e ati, edhe ruejem petkat’ e atyneve qi e vrisinë.
21Edhe më tha: Shko, sepse unë kam me të dërguem lark ndër kombe.
22Edhe deri mbë këte fjalë e ndëgjuenë, edhe atëherë ngritnë zanin’ e vet, tue thanë: Ngreje prei dheut t’atillinë, sepse ai nukë duhetë me rruem.
23Edhe ata kur bërtisinë, edhe shkundinë petkatë, edhe hedhinë pluhënë për erë,
24kapitani urdhënoi me u prumë ndë kastëll, edhe tha me e pyetunë me të rrafëme, qi të marri vesht për ç’punë bërtisinë kështu kundrë ati.
25Edhe si e shtrinë lidhunë me rrypa, Pauli i thot’ urdhën-qindësit qi ishte ndenjunë përpara: Vall’ asht’ e udhësë mbë ju me rrafunë nji nieri Roman, edhe pa gjukuem?
26Edhe urdhën-qindësi kur ndëgjoi, vote, e i diftoi kapitanit, tue thanë: Shif mirë qish je tue bamë, sepse kyi nieri ashtë Roman.
27Edhe kapitani erdhi, e i tha: Më thuei, a je ti Roman? Edhe ai tha: Po.
28Edhe kapitani u përgjegj: Unë kam prishunë shumë astër për me fituem këte emënë qi të quhem Roman; edhe Pauli tha: Por un’ edhe kam lemë Roman.
29Përnjiherë pra u tërhoqnë prei ati ata qi kishinë për me e munduem, por edhe kapitani u frikue, kur muer vesht se ashtë Roman, edhe sepse e kishte lidhunë.
30Edhe ndë nesëret kur donte me marrë vesht të vërtetënë, për ç’punë përflitei prei Iudevet, e sgjidhi prei hekurash, edhe urdhënoi me ardhunë krye-priftënit’ edhe gjithë bashkë-ndejtia e atyneve; edhe sdrypi Paulin’, edhe qindroi përpara atyneve.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.