1Edhe pashë nji tietërë shenjë të madhe edhe të mërekullueshime ndë qiellt, shtat’ engjuj qi kishinë shtatë plagët’ e mbrapëme, sepse nd’ato u mbarue zemërimi i Hyjit.
2Edhe pashë porsi nji det gastareje përziem me ziarrm, edhe ata qi mundën bishënë, edhe figuren’ e asai, edhe shenjën’ e asai, edhe numërin’ e emënit asai, se po rrijshinë mbi dhet të gastaresë, edhe kishinë qithara të Hyjit.
3Edhe këndoishinë kanken’ e Moiseut shërbëtorit Hyjit, edhe kankën’ e Qengjit, tue thanë: Të mëdha edhe të mërekullueshime janë punët’ e tua, o Zoti Hyj gjithë-pushtetësi; të dreita edhe të vërteta jan’ udhët’ e tua, o Riga e shenjtënavet.
4Cilli s’do të ketë frikë tyi, o Zot, edhe do të lavdojë emëninë tat, sepse ti vetëmë je shenjt, sepse gjithë kombetë kanë me ardhun’ e kanë me adhuruem përpara teje, sepse gjyqet’ e tu u diftuenë.
5Edhe mbaskëndai pashë, edhe nje tek u çel tempulli i tendësë deshmimit ndë qiellt.
6Edhe duelnë prei tempullit të shtat’ engjujtë qi kishinë të shtatë plagëtë, veshunë me li të pastër e të ndritshim, edhe ngjeshunë për krahanuer breza t’artë.
7Edhe nji prei të katër shtazëvet u dha të shtat’ engjujvet shtatë kupa t’arta mbushunë me zemërimin’ e Hyjit qi rron ndë jetët të jetëvet.
8Edhe tempulli u mbush me tym prei lavdisë Hyjit, edhe prei fuqis’ ati; edhe askushi s’mundei me hymë ndë tempullë, qysh sa të mbarohenë të shtatë plagët’ e të shtat’ engjujvet.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.