Punët’ e Apostujvet 11 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XI.

1Edhe apostujt’ edhe vëllazënitë qi ishinë ndë Iude, ndëgjuenë se edhe kombetë pritnë fjalën’ e Perëndisë.

2Edhe Pietri kur hypi ndë Ierusalem, haheshinë me ate ata qi ishinë prei rreth-presiesë,

3tue thanë, se hynë ndër nierës të pa-rreth-premë, e hangrë bashkë me ata.

4Por Pietri filloi, e u diftoi gjithë qish kishinë koditunë nji ka nji, tue thanë:

5Un’ ishiem ndë qytet të Ioppësë tue u falunë, edhe pashë nji të pame ndë jangi, Sikur sdrypte nji anë, porsi nji pëlhurë e madhe, lidhunë prei së katër anësh, e lishoi poshtë prei qiellit, edhe erdhi deri tek unë;

6kur çova sytë mb’ate, vuna ore e pashë shtazëtë katër-kambiet’ e dheut, e bishat’, e shtërpijt’, e shpendët’ e qiellit.

7Edhe ndëgjova nji za qi më thoshte: Ngreu, Pietër; ther, e ha.

8Por unë thashtë: Qoftë lark, o Zot, se çdo gja e ndytë a e pugatë askurrë s’ka hymë ndë gojët t’eme.

9Por zani m’u përgjeq për së dyti prei qiellit: Ato qi ka qiruem Perëndia, ti mos i quej të ndyta.

10Edhe këjo u ba tri herë; edhe prap u tërhoqnë të gjitha ndë qiell.

11Edhe qe përnjiherë tek e mbërrinë tre burra mb’ate shtëpi qi ishiem, dërguem prei Kaisariet tek unë.

12Edhe Shpirti Shenjt më tha me votunë bashkë me ata, pa mos pasunë ndonji farë mendie. Edhe erthnë bashkë me mue edhe këta gjashtë vëllazën, edhe hym ndë shtëpit t’ati nieriut;

13edhe ai na diftoi, si pa engjullinë ndë shtëpi të vet, se ndenji e i tha: Dërgo nierës ndë Ioppë, e thirrë Simoninë qi quhetë përmbi emënë Pietër,

14i cilli ka për me të folunë fjalë, qi prei atyne fjalëvet ke me u shpëtuem ti, edhe gjithë shtëpia jote.

15Edhe unë porsa fillova me folunë, ra Shpirti Shenjt mbi ata, sikurse edhe mbë ne herën’ e parë.

16Atëherë më ra ndër mend fjala e Zotit, qi thoshte: “se Gjionni pagëzoi me ujë; por ju keni me u pagëzuem me Shpirtinë Shenjt”.

17Ndë qoftë pra se Perëndia u dha dhunëtinë si nji-nji, sikurse edhe neve, sepse i besuenë Zotit Iesu-Krisht; unë ç’i zoti ishiem me ndalunë Perëndinë?

18Edhe ata si ndëgjuenë këto fjalë, pushuenë, edhe lavduenë Perëndinë, tue thanë: Perëndia pra u pasëka dhan’ edhe kombevet pendesënë për jetë.

19Ata pra qi ishinë shpërdamë prei ndiekëjesë qi qe bamë për Stefaninë, shkuenë deri ndë Fenikë, e ndë Kyprë e ndë Antiohi, edhe s’flisinë fjalën’ as mbë ndonji, por veç mbë Iudeit.

20Edhe disa prei atyneve ishinë nierës Kypreanë e Kyreneanë, të cillëtë kur hynë ndë Antiohi, flisinë te Greqishtarët, tue dhanë zanin’ e mirë për Zotinë Iesu.

21Edhe dora e Zotit ishte bashkë me ata; edhe shumë numërë nierëzish besuenë, e u këthyenë mbë Zotinë.

22Atëherë u ndëgjue fjala për ata ndë veshët të kishësë qi ishte ndë Ierusalem; edhe dërguenë Barnabënë me shkuem deri ndë Antiohi.

23I cilli kur erdhi, edhe pa hirin’ e Perëndisë, u gëzue, edhe shtynte të gjithë me qindruem me zemërë të dreitë te Zoti.

24Sepse ishte nieri i mirë edhe plot me Shpirtinë Shenjt e me besë. Edhe u shtue miaft gjindëje mbë Zotinë.

25Atëherë Barnaba duel ndë Tarsë për me kërkuem Saulinë;

26edhe si e gjeti, e pruni ndë Antiohi. Edhe nji vit të tanë mbëlidheshinë ndë kishë, edhe mësojinë miaft gjindëje. Edhe dishepujt’ u queitnë të Krishtenë përpara ndë Antiohi.

27Edhe ndër ato ditt sdrypnë profetën prei Ierusalemit ndë Antiohi.

28Edhe u ngrit nji prei atyneve qi quhei Agab, e shënoi me anë të Shpirtit Shenjt, se do të bahetë nji zi e madhe mbë gjithë dhenë; edhe u ba mbë ditë të Klaudiut Kaisarit.

29Përandai dishepujt’ urdhënuenë gjithë-se-cilli prei atyneve, mbas pasiesë vet qi kishte, të dërgojnë ndifmë te vëllazënit qi rrijinë ndë Iude;

30sikurse edhe e banë, e ua dërguenë pleqvet me dorë të Barnabës’ e të Saulit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help