Punët’ e Apostujvet 12 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XII.

1Edhe nd’ate kohë mbëreti Herod vuni duertë me u bamë keq disave qi ishinë prei kishësë.

2Edhe vrau me thikë Iakobinë të vëllan’ e Gjionnit.

3Edhe kur pa se asht’ e pëlqyeshime te Iudeit, vuni ndër mend me zan’ edhe Pietrinë. (Edhe atëherë ishinë ditt’ e të pabrumievet.)

4Edhe si e zuni, e vuni ndë burk; edhe e dha ndë duer katër katrëshurësh ushtëtorëve me e rueitunë; sepse donte me e nxierrë përpara popullit mbas pashkësë.

5Pietri pra po ruhei ndë burk, por kisha ishte tue iu lutunë Perëndisë gjithë-nji për ate.

6Edhe Herodi kur kishte për me e nxierrë përpara, ate natë Pietri ishte tue fjetunë ndërmiet dy ushtëtorësh, lidhunë me dy hekura, edhe rueitësitë ruejinë burgunë përpara derësë.

7Edhe qe engjull’ i Zotit tek erdhi befas, edhe ndriti nji dritë nd’ate vend; edhe si i ra Pietrit ndë brit, e çoi prei gjumit, tue thanë: Ngreu shpeit. Edhe i ranë hekuratë prei duersh.

8Edhe engjulli i tha: Ngjishu, edhe mbath këpucët’ e tua. Edhe ai bani ashtu. Edhe i thotë: Vish petkunë tand, e merrmë mbrapa.

9Edhe ai si duel, e merrte mbrapa; edhe nuk’ e dinte se ashtë me të vërtetë këjo qi u ba prei engjullit, por i dukei se po shef andërrë.

10Edhe si kaluenë të parën’ edhe të dytënë rueitie, erthnë ndë derët të hekurit, qi të bije ndë qytet, e cilla u hap atyneve prei vetiut; edhe si duelnë, shkuenë ndëpër nji rrugë; edhe përnjiherë engjulli u da prei ai.

11Edhe Pietri si erdhi ndë vetëvetëhet, tha: Tashti e dij me të vërtetë se Zoti dërgoi engjullin’ e vet, edhe më dëliri prei dorësë Herodit, edhe prei gjithë shpëresësë popullit Iudevet.

12Edhe mbassi u mendue ndër vetëvetëhe, erdhi ndë shtëpi të Marisë s’amësë Gjionnit qi quhei përmbi emënë Mark, atie ku ishinë mbëledhunë miaft vetë tue u falunë.

13Edhe Pietri kur trakulloi derës’ oborrit, erdhi nji shërbëtore qi quhei Rodë për me ndëgjuem;

14edhe ajo kur ngjofi zanin’ e Pietrit, prei gëzimit nukë çeli derënë, por eci me vrap mbrenda, e dha za, se: Pietri ashtë ndenjunë përpara derësë.

15Edhe ata i thanë: Je tue u marruem; por ajo qindronte mbë fjalët se kështu ashtë. Edhe ata thoshinë, se: Asht’ engjulli i ati,

16Por Pietri priste tue trakulluem; edhe si hapnë, edhe pan’ ate, u mërekulluenë.

17Por ai u bani atyne me dorë të mos pëzajnë, e u diftoi atyne, si e nxuer Zoti prei burgut; edhe tha: Epni za Iakobit edhe vëllazënavet për këto. Edhe duel e vote mbë nji tietër vend.

18Edhe si gëdhini, u ba shumë të përziem ndër ushtëtorët, vallë ç’u ba Pietri.

19Edhe Herodi kur e kërkoi, edhe s’e gjet, gjukoi rueitësitë, edhe urdhënoi të vritenë. Edhe sdrypi prei Iudesë ndë Kaisari, e shkonte kohën’ atie.

20Edhe Herodi ishte fort zemëruem me Tyrasit e me Sidonasit, por ata erthnë me një zemërë tek ai, edhe si i mbushnë mendienë Blastit kamarierit mbëretit, lypinë me bamë paqtim; sepse vendi i atyne ushqehei prei mbëretënisë.

21Edhe nji ditë qi kishin’ urdhënuem, Herodi veshi petkun’ e mbëretënisë edhe ndenji mbë shkamp, e u lëgjironte atyne.

22Edhe populli thoshte me za të madh: Za Perëndie ashtë, e jo nieriu.

23Edhe përnjiherë i ra engjull’ i Zotit, sepse nukë dha laftinë te Perëndia; edhe si u hangër prei krymbash, dha shpirtinë.

24Edhe fjala e Perëndisë shtohei e shumohei.

25Edhe Barnaba e Sauli mbassi mbaruenë punënë qi patnë, u këthyenë prei Ierusalemit, edhe muernë me vetëhe bashkë edhe Gjionninë qi u queit përmbi emënë Mark.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help