1 Pietër 2 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA II.

1Si të hethni tej pra qish-do të keqe, e qish-do gënjim, e hipokrisi, e zmirë, e gjithë të folëme keq,

2porsi foshnje lemë rishtazë, le t’u ket’ anda qjumështin’ e këthiellëtë të fjalësë, qi të rriteni prei ati,

3sepse e keni ngjënuem “Se Zoti asht’ i mirë”.

4Mb’ate t’afrohi, qi ashtë gur i gjallë, i hedhunë tej prei nierëzish, por i sgjedhun’ e i nderëshim prei Perëndisë;

5edhe ju, porsi gurë të gjallë, ndërtohi shtëpi shpirtënie, priftëni e shenjtënueshime, qi të bini kurbane shpirtënie, të pëlqyeshime te Perëndia me anë të Iesu Krishtit.

6Përandai asht’ edhe mbrenda ndë shkronjët: “Qe te ve ndë Sion nji gur krye-sqepi, të sgjedhunë, të nderëshim, edhe ai qi i beson ati, s’ka për me u turpënuem”.

7Për ju pra qi besoni ashtë nder, por për ata qi s’bindenë, “ate gurinë qi hothnë tej ata qi ndërtojënë, kyi u ba për krye kanti, edhe gur shqite,

8edhe shkamp guri të shkandalit”, të cillëtë shqesinë mbë fjalët, sepse nukë bindenë, qi për ate ishinë vumë.

9Por ju jeni “gjind i sgjedhunë, priftëni mbëretënie, komp shenjt”, popull qi ate e fitoi Perëndia, qi të diftojë të mirat’ e veta, i cilli u thirri juve prei errësinet mbë dritën’ e vet të mërekullueshimenë;

10ju qi njiherë nuk’ ishitë popull, por tashti jeni popull’ i Perëndisë; ju qi njiherë nukë qetë përdëllyem, por tashi jeni përdëllyem.

11O të dashunë, u lutem si të huej e të shkulunë dheut tuei qi jeni, të hiqni dorë prei dëshërimevet mishit, qi bajënë luftë kundrë shpirtit;

12të shkoni jetë të mirë ndër kombet, qi u tërhiekinë n’gojë si për nierës keq-bamës, kur të shofinë prei të miravet vepëravet tueja, të lavdojënë Perëndinë ndë ditët të vumes’ ore.

13I ulni kryetë pra qish-do urdhëni të nieriut për Zotinë, kaqi mbëretit, si ma të naltit,

14aqi guvernorëvet, si të dërguem qi janë prei anës’ ati për me marrë shpagim prei atyneve qi bajënë keq, e për me lavduem ata qi bajënë mirë,

15sepse kështu ashtë dashunimi i Perëndisë, t’u mbëçilni gojënë nierëzëvet marrë për të paditëmenë,

16si të lirë, e jo si tue pasunë të lirënë për mbulesën’ e së keqesë, por si shërbëtorët’ e Perëndisë.

17Nderoni të gjithë, doni vëllazëninë, kini frikë Perëndinë, nderoni mbëretinë.

18Ju shërbëtorët’ u ulni kryetë zotënivet tuei me qish-do frikë, jo vetëmë të mirëvet e të butëvet, por edhe të shtrembëtëvet,

19sepse këjo ashtë hir, qi të shëfrejë kushi idhënime për ndërgjegjëjenë mbë Perëndinë, tue pësuem pa udhë.

20Sepse qish farë lafti ashtë, ndë durofshi kur të rrifeni për fajet, por ndë durofshi tue bamë mirë, e tue hiekunë keq, këjo ashtë hir për-anë Perëndisë.

21Sepse për këte u thirrtë, sepse edhe Krishti pësoi për ne, t’u lajë juve shëmbëllëtyrë, qi të ecëni mbas gjurmash ati,

22i cilli “nukë bani faj, as nuk’ u gjet gënjim ndë gojët t’ati”.

23I cilli tue u përqeshunë nukë përqeshi, tue pësuem nukë shtiu frikënë, por epte vetëvetëhenë n’dorë ati qi gjukon me udhë,

24i cilli vetë barti fajetë t’ona ndë korpt të vet mbi drut, qi si të vdesimë ndë fajet, të rroimë ndë dreitëni; “me plagën’ e ati u shëndoshët”.

25Sepse ishitë “si dhen bierrun’ udhënë”, por tashi u këthyetë te bariu edhe episkopi i shpirtënavet tuei.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help