Romanët 9 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IX.

1Thom të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë rrej. (Sepse KAM ndërgjegjëjenë t’eme qi deshmon bashkë me mue mbë Shpirtinë Shenjt),

2se kam idhënim të madh, edhe të dhimtunë qi s’mengon ndë zemërët t’eme.

3Sepse unë vetë lutesh të ishiem i mallëkuem prei Krishtit për vëllazënit e mi, qi janë prei gjakut t’em mbas mishit,

4të cillëtë janë Israelitë, të cillëvet ashtë birënia e zanë, edhe lafti, edhe dhiatatë, edhe e vumeja e ligjësë, edhe lutëja, edhe të zotuemitë,

5të cillavet jan’ atënitë, edhe prei atyneve leu Krishti mbas mishit, i cilli ashtë përmbi të gjitha Perëndi i bekuem për gjithë jetët. Amen.

6Por nukë mundetë me ranë poshtë fjala e Perënditë. Sepse jo gjith’ ata qi janë prei kombit Israelit, këta janë Israelitë.

7As sepse janë fara e Abrahamit, janë gjithë dielm, por “fara jote ka me u queitunë mbë Isaakunë”.

8Do me thanë, jo këta dielmt’ e mishit, janë dielmt’ e Perëndisë, por dielmt’ e të zotuemesë numërohenë për farë.

9Sepse fara e të zotuemes’ ashtë këjo: “Kam me ardhunë mbë këte kohë, edhe Sarra ka me pasunë bir”.

10Edhe jo vetëmë këjo, por edhe Rebekka, kur u gjind me barrë prei nji burri, Isaakut atit t’ynë.

11(Sepse para se të lejinë dy dielmtë, edhe para se të bajinë ndonji punë të mirë, a të keqe, për me mbetun’ urdhëni parë i Perëndisë qi ishte mbas të sgjedhunit, jo prei vepërash, por prei të thirrunit),

12iu tha asai: “Se ma i madhi ka me i shërbyem ma të vogëlit”.

13Sikurse ashtë shkruem: “Iakobin’ e desha, por Esaun’ e pata mëni”.

14Qish kemi me thanë pra? Mos ashtë shtrembëni te Perëndia? Qoftë lark,

15sepse ai i thotë Moiseut: “Kam me përdëllyem ate qi kam me përdëllyem, edhe kam me pasunë të dhimtunë për ate qi kam me pasunë të dhimtunë”.

16Pra këjo nuk’ asht’ e ati qi e do, as e ati qi ecën, por e Perëndisë qi përdëllen.

17Sepse shkronja i thotë Faraonit: “Se për këte punë të ngrita, për me të diftuem fuqinë t’eme, edhe për me u rrëfyem emëni em mbë gjithë dhenë”.

18Ate qi të detë pra, e përdëllen, edhe ai qi të detë, e ashpëron.

19Do të më thuesh pra: Përse anëkohe ma? Cilli i duel kundrë dashunimit ati? Por cilli je ti, o nieri, qi i përgjegje kundrë Perëndisë?

20Mos ka me i thanë gatesa gatestarit: Përse më bane kështu?

21Apor s’ka pushtet tiegullari mbi baltënë me bamë prei nji balte nji anë për nder, e nji tietërë për shpërnderim?

22Ndë deshi Perëndia me diftuem zemërimin’ e vet, edhe me bamë të ngjofunë fuqin’ e vet, duroi me shumë zemërë të gjanë enët’ e zemërimit qi qenë bamë për të viderrë?

23Edhe për me bamë të ngjofunë pasëjen’ e laftit,

24por edhe neve qi na thirri, jo vetëmë prei Iudeish, por edhe prei kombesh.

25Sikurse i thot’ edhe Oseesë: “Kam me queitunë popullinë t’em, ate qi s’ashtë populli em, edhe të dashime, ate qi s’asht’ e dashime”.

26“Edhe ka me qenunë nd’ate vend qi ashtë thanë atyne: Nukë jeni ju populli em, atie kanë me u queitunë bijt’ e Perëndisë gjallë”.

27Edhe Isaia bërtet për Israelinë: “Ndë qoftë numëri i të bijvet Israelit porsi rana e detit, kanë me shpëtuem ata qi mbesinë,

28sepse do të mbarojë, a do të shkurtojë llogari me dreitëni, sepse Zoti ka me bamë llogari të shkurtueme mbi dhet”.

29Edhe sikurse tha çë përpara Isaia: “Zoti Sabaoth ndë mos kishte lanë farë mbë ne, do t’ishim bamë porsi Sodomat’, edhe do t’ishim përgjaitunë me Gomorat”.

30Qish kemi me thanë pra? Se ato kombetë qi nukë ndoqnë dreitëni, ia mbërrinë dreitënisë, edhe asai dreitënisë qi ashtë prei besësë.

31Por Israeli tue ndiekunë ligjën’ e dreitënisë, nuk’ ia mbërrini ligjësë dreitënisë.

32Përse? Sepse nuk’ e ndiqte mbas besësë, por mbas vepërash ligjësë. Sepse shqitnë mbë gur të shqitësë,

33sikurse ashtë shkruem: “Qe te ve nji gur shqite ndë Sionë, edhe nji shkamp guri të shkandalit, edhe gjithë-kush t’i besojë ati, s’ka me u turpëruem”.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help