Hebrejt 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Perëndia si u foli njiherë moti atënavet t’anë me anë të profetëvet shumë herash edhe shumë mëndyrësh, na foli edhe neve

2mbë këto ditt të mbrapëna me anë të Birit vet, të cillin’ e bani trashigimtarin’ e të gjithave, qi me anë t’ati bani edhe jetëtë;

3ai tue qenunë të ndritunit’ e laftit edhe karakter i së qenëmes’ ati, edhe tue bartunë të gjitha me fjalën’ e fuqisë vet, si qiroi fajetë t’ona prei vetëvetëhesë, ndenji ndë kraha të diathtë të madhënisë ndë të naltat vise,

4kaqi ma i mirë se engjujtë bamë, aqi sa ka trashiguem nji emënë ma të math se ata.

5Sepse cillit prei engjush i tha ndonji herë: “Ti je biri em, unë të kam piellë sot”? Edhe për-së-ri: “Unë kam me qenunë tek ai për atë, edhe ai ka me qenunë tek unë për bir?”

6Edhe për-së-ri kur të këllasi paralindësinë ndë botët, thotë: “Edhe le t’adhurojën’ ate gjith’ engjujt’ e Perëndisë.”

7Edhe për engjujt thotë: “Ai qi ban engjujt’ e vet shpirtëna, edhe punëtorët’ e vet flakë ziarrmi.”

8Por për të Birinë: “Shkambi yt, o Perëndi, ashtë ndë jetë të jetësë; shkop dreitënie ashtë shkopi i mbëretënisë s’ate.

9Deshe dreitëninë, e more mëni paligjëninë, përandai të leu Perëndia, Perëndia yt, me voj gëzimi përmbi shokët e tu”.

10Edhe: “Ti, o Zot, çë herën’ e parë themelove dhenë, edhe qijetë janë punët’ e duervet tua.

11Ata kanë me u prishunë, por ti ke me mbetunë, edhe të gjithë kanë me u vietëruem porsi petëka,

12edhe porsi petkë ke me i mpështiellun’ ata, edhe kanë me u ndërruem, por ti je ai vetë, edhe viet’ e tu s’kanë me menguem”.

13Edhe cillit prei engjujsh i tha ndonji herë: “Rri prei së diathtësë s’eme deri sa të ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët të kambëvet tua”?

14Nukë janë të gjithë shpirtëna punëtorë, qi dërgohenë për punë për ata qi kanë me trashiguem shpëtiminë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help