Hebrejt 9 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTIINA IX.

1Kishte pra edhe tenda rregulla lutëje, edhe shin-vendin’ e botësë.

2Edhe u ndërtue tenda e parë, ndë të cillën’ ishte edhe kandileja, edhe truveza, edhe paravumeja e bukëvet, e cilla thohetë shin-vend.

3Edhe mbas kurtinësë dytë ishte tenda qi thohetë shin-vendi i math,

4qi kishte nji tymtar t’artë, edhe arkën’ e dhiatësë mbëluem rreth mbë gjith’ anët me ar, ndë të cillën’ ishte nji shtamb’ e artë qi kishte manënë, edhe shkopi i Aaronit qi bini, edhe rrasat’ e dhiatësë;

5edhe përsipër asai ishinë Qerubimët’e laftit, qi i mbaishinë hienë vendit përdëllyeshim, për të cillat s’ashtë nevojë tashti me thanë nji për nji.

6Edhe tue qenunë ndërtuem këto kështu, ndë tendën’ e parë priftënitë hyejënë kurdo me bamë lutëjetë,

7por ndë të dytënë nji herë ndë vit hyn vetëmë prifti, jo pa gjak, të cillin’ e bije kurban për vetëvetëhenë, edhe për fajet e popullit qi i baishinë pa ditunë;

8edhe këte e diftonte Shpirti Shenjt, se edhe s’ishte shpërfaqun’ udha mbë shin-vendin’ e math, sepse tenda e parë edhe po qindronte,

9e cilla ishte formë për ate kohënë qi ishte atëherë, kur biheshinë dhunëtia e kurbane, të cillatë s’mundeshinë me e bamë të kullutë ndë ndërgjegjiet ate qi lutei,

10sepse ishin’ urdhënuem vetëmë për të ngrana e për të pime e për qish do farë të lamesh, e për rregulla mishi, deri mbë nji kohë për me u ndrequnë.

11Por si erdhi Krishti, krye-prifti i të miravet qi kishinë për me ardhunë, ndëpër nji tende ma të madhe e ma të hollë, jo bamë me dorë, do me thanë, jo prei këti të ndërtuemi,

12as me anë gjaku sqepësh e viçash, por me anë të gjakut vet hyni nji herë ndë shin-vendinë, edhe fitoi shpërblim të pasosunë.

13Sepse ndë qoftë se, gjaku i demavet e i sqepëvet, edhe hini i mëshqerrësë qi stërpik të pugamitë, shenjtënon për pastrimin’ e mishit,

14sa ma tepërë gjaku i Krishtit, i cilli me anë të Shpirtit pasosunë pru vetëvetëhenë për kurban pa palavi te Perëndia, ka me pastruem ndërgjegjëjenë tuei prei punëvet vdekëta, për me iu lutunë Perëndisë gjallë?

15Edhe përandai ashtë laimës i dhiatësë re, qi me anë të vdekësë qi u ba për shpërblimin’ e së kapërcyemesë porosivet mbë dhiatën’ e parë, të marrinë të zotuemen’ e trashigimit pasosunë, ata qi janë thirrunë.

16Sepse atie ku ashtë dhiatë, ashtë nevojë të jetë vdeka e ati qi bani dhiatënë,

17sepse dhiata ka fuqi mb’ata qi janë vdekunë, sepse kurrë s’ka fuqi deri sa të rrojë ai qi e bani.

18Andai as e para s’qe përtërimë pa gjak,

19sepse kur u fol prei Moiseut qish do porosi mbas ligjësë mbë gjithë popullinë, muer gjakun’ e viçavet e sqepëvet, bashkë me ujë e me lesh të kuq e me hyssop, e stërpiku edhe ate librën’, edhe gjithë popullinë,

20tue thanë: “Kyi ashtë gjaku i dhiatësë, qi urdhënoi Perëndia mbë ju”.

21Edhe kështu stërpiku me gjak edhe tendën’ edhe gjith’ enët’ e punësë.

22Edhe shkurt me thanë të gjitha pastrohenë me gjak mbas ligjësë, edhe pa derdhunë gjak s’ka të falunë fajesh.

23 Ishte nevojë pra format’ e qiellorevet të pastroheshinë me këto, por ato qielloretë ishte nevojë të pastroheshinë me kurbane ma të mira se këto.

24Sepse Krishti nukë hyni ndë shin-vende bamë me dorë, qi janë figuret’e të vërtetavet, por nd’ate qiell, qi të duketë tashti përpara Perëndisë për ne;

25as të bierë kurban vetëvetëhenë shumë herë, sikurse krye-prifti hyn ndë shin-vendinë vit për vit me gjak të huej

26(sepse atëherë duhei me pësuem shumë herë çë kurë se u ngref bota), por tashti u shpërfaq nji herë mbë të mbrapënën’ e jetëvet, qi të prishi fajinë me anë të kurbanit vetëvetëhesë.

27Edhe sikurse asht’ urdhënuem mbë nierëzit nji herë me vdekunë, edhe mbasandai ashtë gjyq,

28kështu edhe Krishti, nji herë u pru kurban për me ngritunë fajet’ e të shumëvet, ka me u dukunë për së dyti pa faj mb’ata qi e presinë për shpëtiminë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help