1 Pietër 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Pietri apostulll’ i Iesu Krishtit mb’ata qi rrinë ndë dhe të huej shpërdamë ndëpër Pont, e ndëpër Galati, e ndëpër Kappadoki, e ndëpër Asi e ndëpër Bithyni,

2të sgjedhunitë mbas të parangjofëmesë Perëndisë Atit, me anë të shenjtënimit Shpirtit, për ndëgjim e për të stërpikunë të gjakut Iesu Krishtit: hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju.

3 Qoftë bekuem Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi mbas përdëllimit vet të shumit na puell për së dyti ndë nji shpëresë të gjallë me anë të ngjallëmesë prei së vdekunish të Iesu Krishtit,

4për nji trashigim të pavdierrë e të papugamë e të pavyshkunë, qi ashtë rueitunë ndë qijet për ne,

5qi me fuqin’ e Perëndisë ruhemi me anë të besësë, për shpëtim të gatishim të sbulohetë ndë kohë të mbrapënë.

6Për ate gëzohi, ndonëse tashi pakëzë (nd’u dashtë) idhënohi mbë qish-do farë të ngamesh, qi të gjindetë provimi i besësë tuei ma i çimueshim se ari qi prishetë,

7ndonëse provohetë prei ziarrmit për lavdim e për nder e për laft, kur të sbulohetë Iesu Krishti,

8të cillinë ndonëse s’e keni pamë, e doni, edhe ndonëse nuk’ e shifni tashi, por tue i besuem, gëzohi me gëzim të lavdueshim qi flitetë me gojë,

9tue marrë të mbrapënën’ e besësë tuei, shpëtimin’ e shpirtënavet,

10qi për ate shpëtim kërkuen’ edhe vështruenë profetëtë, qi profetizuenë për ate hirinë qi do t’ ipei mbë ju,

11tue kërkuem mbë cillin’ a mbë qish farë kohet shpërfaqte Shpirtin’ e Krishtit qi ishte mb’ata, kur bante deshmi çë përpara për pësimet e Krishtit, edhe për laftet e mbasandaishime,

12qi mb’ata u sbulue jo për vetëhen’ e atyne, por për ne i punoishin’ ato punë, qi u diftuenë tashi mbë ju me anë t’atyneve qi ungjillëzuen’ ungjillinë mbë ju me Shpirtinë Shenjt qi u dërgue prei qiellit, për të cillat’ engjujtë dëshërojënë të kurrusenë me pamë.

13Përandai si të ngjishni miedizat’ e mendimit tuei, rrini esullë, shpëreni thiesht mbë hirinë qi vien mbë ju, kur të sbulohetë Iesu Krishti;

14si dielm të ndëgjueshim, mos shkoni mbas dëshërimevet para qi baishitë pa ditunë,

15por sikurse ashtë shenjt ai qi u thirri juve, kështu edhe ju bahi shenjtëna ndë gjithë jetënë qi shkoni,

16sepse ashtë shkruem: “Bahi shenjtëna, sepse unë jam shenjt”.

17Edhe ndë qjueitshi Atë ate qi gjukon pa mbaitun’ anë mbas vepërësë gjithë-se-cillit, shkoni kohënë me frikë ndë këte dhe të huej qi rrini,

18tue ditunë se nuk’ u shpërblyetë me gja qi vdiretë, si me argjand a me ar, prei asai të kotësë jetësë tuei qi u kanë lan’ atënitë,

19por me gjakun’ e paçimueshim të Krishtit, porsi qengjit pa palavi e pa të shgryem,

20i cilli qe urdhënuem para se të ngrifei bota, e u shpërfaq ndë kohënat të mbrapëna për ju,

21qi i besoni me anë t’ati Perëndisë qi e ngjalli prei së vdekunish, edhe i dha laft, andai besa juei edhe shpëresa të jetë mbë Perëndinë.

22Si të qironi pra shpirtënatë tuei me ndëgjimin’ e së vërtetësë me anë të Shpirtit, për dashunimin’ e vëllazënisë pa hipokrisi, doni fort njiani tietërinë me zemërë të këthiellëtë,

23sepse keni lemë për së dyti jo prei farësë qi vdiretë, por prei së pavdierrësë, me anë të fjalësë Perëndisë qi rron e mbet për gjithë jetënë.

24Sepse “qish-do mish ashtë porsi bar, edhe qish-do laft nieriu porsi lule bari: u tha bari, edhe luleja e ati ra,

25por fjala e Zotit mbet për gjithë jetënë”. Edhe këjo asht’ ajo fjala qi u ungjillëzue mbë ju.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help