Zbulesa 10 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Engjëlli dhe libri i vogël

1Pastaj pashë një engjëll tjetër të fortë që zbriste prej qiellit. Ai ishte i mbështjellë me re dhe në kokë kishte një ylber. Fytyra e tij ishte si dielli, ndërsa këmbët i kishte si shtylla zjarri.

2Ai mbante në dorë një libër të vogël të hapur. Këmbën e djathtë e vuri mbi det, të majtën mbi tokë

3dhe thirri me zë të fortë siç ulërin luani. Kur thirri engjëlli, gjëmuan edhe shtatë bubullimat.

4Kur gjëmuan shtatë bubullimat, doja të shkruaja, por dëgjova një zë nga qielli që më tha: «Mbaji të fshehta ato që thanë shtatë bubullimat e mos i shkruaj».

5Engjëlli që pashë të qëndronte mbi det e mbi tokë ngriti dorën e djathtë drejt qiellit

6dhe u betua për atë që jeton në shekuj të shekujve, atë që bëri qiellin, tokën, detin dhe sa janë në to. Ai tha: «Nuk do të vonojnë

7ditët kur engjëlli i shtatë do t'i bjerë trumbetës dhe atëherë do të përmbushet plani i fshehtë i Perëndisë sipas ungjillit që u dha profetëve, shërbëtorëve të tij».

8Zëri që dëgjova prej qiellit më foli përsëri e më tha: «Shko dhe merr librin e hapur nga dora e engjëllit që qëndron mbi det e mbi tokë!».

9Shkova tek engjëlli e i thashë të më jepte librin e vogël. Ai më tha: «Merre dhe gëlltite! Do të ta hidhërojë barkun, por në gojën tënde do të jetë i ëmbël si mjalti».

10E mora librin e vogël nga dora e engjëllit dhe e gëlltita. Ishte i ëmbël si mjalti në gojën time, por kur e hëngra, m'u hidhërua barku.

11Atëherë më thanë: «Duhet të profetizosh përsëri në shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help