Psalmet 41 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

2Lum ai që kujtohet për të varfrin,

në ditë fatkeqësie Zoti do ta shpëtojë.

3 Zoti do ta ruajë e do ta mbajë gjallë,

do ta bëjë të lum mbi tokë

e s'do ta lërë në duart e armiqve.

4 Zoti do ta ndihmojë kur të dergjet në shtrat,

në kohë sëmundjesh do t'ia lehtësojë dhimbjen.

5E unë thashë: «Mëshiromë, o Zot!

Shëroje shpirtin tim, se kam mëkatuar ndaj teje».

6Armiqtë e mi flasin keq për mua e thonë:

«Kur do të vdesë e t'i shuhet emri?».

7Kur dikush vjen të më shohë, flet rrena

e në zemër mbledh paudhësi.

Mandej del jashtë e më përflet.

8Të gjithë ata që më urrejnë

përshpëritin për mua me njëri-tjetrin

e ligësi kurdisin kundër meje:

9«E ka zënë gjëma e tmerrshme,

ka zënë shtratin e më s'ngrihet».

10Edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim

e që hante bukën time, u ngrit kundër meje.

11Por ti, o Zot, mëshiromë,

ngrimë që t'ua shpaguaj.

12Kështu do ta di se ti më do:

nëse armiku im nuk ngadhënjen mbi mua.

13Ti më ke përkrahur në pafajësinë time

e më ke vënë përherë në praninë tënde.

14Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit,

prej amshimit në amshim. Amen! Amen!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help