Zanafilla 15 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Besëlidhja e Zotit me Abramin

1Pas këtyre ngjarjeve, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në një vegim: «Abram, mos ki frikë. Unë jam mburoja jote. Shpërblimi yt do të jetë shumë i madh!».

2Abrami tha: «O Zot, Zoti im, çfarë do të më japësh kur jam pa fëmijë e trashëgimtari i shtëpisë sime do të jetë Eliezeri i Damaskut?».

3Pastaj tha: «Ti nuk më ke dhënë pasardhës dhe, ja, një shërbëtor do të jetë trashëgimtari im».

4Dhe, ja, fjala e Zotit iu drejtua: «Trashëgimtari yt nuk do të jetë ky, por ai që do të dalë prej trupit tënd, ai do të jetë trashëgimtari yt».

5Pastaj e nxori jashtë e i tha: «Shiko qiellin e numëroji yjet, po munde! Kaq të shumtë do të jenë trashëgimtarët e tu».

6Abrami besoi në Zotin e Zoti ia numëroi për drejtësi.

7Ai i tha: «Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i kaldenjve për të të dhënë si trashëgimi këtë tokë».

8Abrami iu përgjigj: «O Zot, Zoti im, nga do ta di unë se do ta trashëgoj?».

9Ai i tha: «Më sill një mëshqerrë tri vjeçe, një dhi e një dash tre vjeç, një turtull e një pëllumb të ri».

10Abrami ia solli të gjitha këto. I preu më dysh dhe i vuri gjysmat përballë njëra-tjetrës, por zogjtë nuk i preu.

11Disa shpendë grabitqarë u lëshuan mbi to, por Abrami i dëboi.

12Në të perënduar, Abramin e kapi një gjumë i thellë dhe, ja, e pllakosi një frikë e errët dhe e madhe.

13Dhe Zoti i tha Abramit: «Dije mirë se pasardhësit e tu do të banojnë në vend të huaj e do të jenë skllevër e të shtypur për katërqind vjet.

14Por unë do ta gjykoj kombin, të cilit do t'i shërbejnë e pas kësaj do të dalin me pasuri të mëdha.

15Ndërsa ti do të bashkohesh me etërit e tu në paqe e do të varrosesh pas një pleqërie të mbarë.

16Në brezninë e katërt, pasardhësit e tu do të kthehen këtu pasi ligësia e amoritëve nuk e ka arritur ende kulmin».

17Kur perëndoi dielli, u bë errësirë dhe, ja, u duk një mangall me tym e një pishtar zjarri, i cili përshkoi gjysmat e prera.

18Atë ditë Zoti lidhi një besëlidhje me Abramin e tha: «Pasardhësve të tu po ua jap këtë tokë, nga lumi i Egjiptit deri në lumin e madh, Eufratin,

19tokën e kenitëve, e kenizitëve, e kadmonitëve,

20e hititëve, e perizitëve, e refaitëve,

21e amoritëve, e kananitëve, e girgashitëve, e jebusitëve».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help