Zanafilla 5 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Pasardhësit e Adamit

1Ky është libri i breznive të Adamit. Kur Perëndia krijoi njeriun, në përngjasimin e Perëndisë e krijoi.

2Mashkull e femër i krijoi, i bekoi dhe ditën kur i krijoi i quajti «njeri».

3Adami ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur i lindi një djalë në përngjasimin e në shëmbëlltyrën e tij dhe e quajti Set.

4Adami jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Seti e pati bij e bija të tjera.

5Kështu, Adami jetoi nëntëqind e tridhjetë vjet dhe vdiq.

6Seti ishte njëqind e pesë vjeç kur i lindi Enoshi.

7Seti jetoi tetëqind e shtatë vjet pasi i lindi Enoshi e pati bij e bija të tjera.

8Kështu, Seti jetoi nëntëqind e dymbëdhjetë vjet dhe vdiq.

9Enoshi ishte nëntëdhjetë vjeç kur i lindi Kenani.

10Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Kenani e pati bij e bija të tjera.

11Kështu, Enoshi jetoi nëntëqind e pesë vjet dhe vdiq.

12Kenani ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindi Mahalaleli.

13Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet pasi i lindi Mahalaleli e pati bij e bija të tjera.

14Kështu, Kenani jetoi nëntëqind e dhjetë vjet dhe vdiq.

15Mahalaleli ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Jaredi.

16Mahalaleli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Jaredi e pati bij e bija të tjera.

17Kështu, Mahalaleli jetoi tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe vdiq.

18Jaredi ishte njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjeç kur i lindi Enoku.

19Jaredi jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Enoku e pati bij e bija të tjera.

20Kështu, Jaredi jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe vdiq.

21Enoku ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Metushelahu.

22Enoku jetoi me Perëndinë për treqind vjet pasi i lindi Metushelahu e pati bij e bija të tjera.

23Kështu, Enoku jetoi treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.

24Ai jetoi me Perëndinë e nuk u gjet më, se e mori Perëndia.

25Metushelahu ishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjeç kur i lindi Lameku.

26Metushelahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet pasi i lindi Lameku e pati bij e bija të tjera.

27Kështu, Metushelahu jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet dhe vdiq.

28Lameku ishte njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç kur i lindi një djalë.

29E quajti Noe e tha: «Ky do të na çlodhë nga puna e nga mundimi i duarve tona për shkak të tokës që Zoti mallkoi».

30Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet pasi i lindi Noeu e pati bij e bija të tjera.

31Kështu, Lameku jetoi shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet dhe vdiq.

32Noeu ishte pesëqind vjeç kur i lindën Semi, Kami e Jafeti.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help