Jobi 42 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Jobi sheh Perëndinë e dorëzohet

1Jobi iu përgjigj Zotit e i tha:

2«E di se gjithçka mundesh

e asnjë shestim s'e ke të pamundur.

3Kush t'i mbulon synimet me padije?

Prandaj fola pa kuptuar, se nuk i njoh mrekullitë.

4Por ti më dëgjo e unë do të flas.

Unë do të të pyes e ti më mëso.

5Unë të njihja veç me të dëgjuar,

por tani të panë sytë e mi,

6prandaj më vjen keq e pendohem

në pluhur e hi».

Perëndia qorton miqtë e Jobit

7Pasi i tha Jobit këto fjalë, Zoti i foli Elifaz Temanitit: «Kundër teje është ndezur zemërimi im e kundër dy shokëve të tu, sepse nuk folët drejtë për mua, si shërbëtori im Jobi.

8Tani merrni shtatë buaj e shtatë desh e shkoni te shërbëtori im Jobi për t'i kushtuar si fli shkrumbimi për vete. Atëherë Jobi, shërbëtori im, do të lutet për ju dhe unë do t'ia dëgjoj lutjen e nuk do t'ju ndëshkoj për marrëzinë tuaj, sepse nuk folët drejtë për mua, si shërbëtori im Jobi».

9Atëherë Elifaz Temaniti, Bildad Shuhiti e Cofar Namatiti shkuan e bënë siç u tha Zoti dhe Zoti ia dëgjoi lutjen Jobit.

Perëndia ia kthen begatinë Jobit

10Kur Jobi u lut për miqtë e vet, Zoti ia ktheu begatinë dyfish më shumë se përpara.

11Atëherë erdhën tek ai të gjithë vëllezërit e tij, të gjitha motrat e të gjithë ata që e kishin njohur më parë. Hëngrën bukë me të në shtëpinë e tij, e forcuan dhe e ngushëlluan për të gjithë pikëllimin që i kishte çuar Zoti. Pastaj secili i dhuroi nga një sasi parash e nga një unazë ari.

12 Zoti e bekoi jetën e pastajme të Jobit më shumë se të mëparshmen. Ai mori në zotërim katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe e një mijë gomarica.

13Pati edhe shtatë djem e tri vajza.

14Të parën e quajti Jemima, të dytën Kezia e të tretën Kerenhapuka.

15Mbi mbarë dheun nuk kishte gra më të bukura se bijat e Jobit dhe i ati ua la trashëgiminë atyre dhe vëllezërve të tyre.

16Pastaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe pa bijtë e bijve të vet deri në të katërtin brez.

17Jobi vdiq i moshuar e i nginjur me ditë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help