Jobi 32 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Ndërhyrja e Elihuit

1Tre burrat nuk iu përgjigjën më Jobit, se atij i dukej vetja i drejtë.

2Atëherë Elihui, biri i Barahel Buzitit, prej fisit të Ramit, u zemërua fort me Jobin, për shkak se e hiqte veten më të drejtë se Perëndia.

3Ai u zemërua shumë edhe me tre shokët e tij, se ata, edhe pse e dënonin Jobin, nuk e kishin gjetur përgjigjen.

4Elihui kishte pritur e nuk kishte folur me Jobin, ngaqë ata ishin më të moshuar.

5Kur Elihui pa se nga goja e tre burrave nuk doli asnjë përgjigje, u zemërua se tepërmi.

6Atëherë Elihui, biri i Barahel Buzitit, u përgjigj e tha:

7«Thashë me vete: “Le të flasë mosha

e urtinë vitet e shumta le ta kumtojnë!”.

8Mirëpo vetëm shpirti e jepka kuptimin,

ai dhe fryma e të gjithëpushtetshmit.

9Nuk janë të urtë veç të moshuarit

e të drejtën s'e kuptojnë veç pleqtë.

10Prandaj unë thashë: “Dëgjomëni!

Dua edhe unë ta shpalos dijen time”.

11Ja, i prita fjalët tuaja,

mençurinë tuaj e dëgjova

kur po kërkonit fjalët.

12Jua vura mendjen, por ja,

askush s'e mposhti Jobin,

fjalëve të tij asnjëri s'iu përgjigj.

13Edhe mos thoni: “Ja çfarë është e urtë:

Perëndia ta mposhtë, e jo njeriu”.

14Asnjë fjalë s'ma drejtoi mua

e s'do t'i përgjigjem me fjalët tuaja.

15U mposhtën e s'u përgjigjën më,

u iku fjala nga goja.

16Unë prita, por ata nuk folën,

u ndalën e s'u përgjigjën më.

17Por edhe unë, unë vetë do të them diçka,

edhe unë do ta shpalos dijen time.

18Dëng unë jam me fjalë

e shpirti më shtyn nga brenda.

19Përbrenda jam si vera që s'merr frymë

e i pëlcet kacekët e rinj.

20Duhet të flas e të shfrej,

ta hap gojën e të gjegjem.

21Nuk do t'i mbaj krah askujt,

as do të lajkatoj njeri,

22se lajkat nuk i njoh

e do të më zhbënte bërësi im».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help