2 Kronikave 27 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Mbretërimi i Jotamit në Judë

1Jotami ishte njëzet e pesë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për gjashtëmbëdhjetë vjet në Jerusalem. E ëma quhej Jerusha dhe ishte e bija e Cadokut.

2Jotami bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati, Uziahu. Megjithatë, ai nuk shkonte në tempullin e Zotit dhe populli vazhdonte të ishte i shthurur.

3Jotami ndërtoi Portën e Sipërme të tempullit të Zotit dhe bëri shumë punime në murin e Ofelit.

4Ai ndërtoi disa qytete në malësinë e Judës dhe nëpër pyje ngriti fortesa e kulla.

5Jotami luftoi kundër mbretit të amonitëve dhe e mposhti. Amonitët i dhanë atë vit tre tonë argjend, tre mijë tonë grurë dhe tre mijë tonë elb. Po aq i dhanë edhe vitin e dytë, edhe vitin e tretë.

6Jotami sa vinte e bëhej më i fuqishëm, sepse ndiqte udhën e Zotit, Perëndisë së tij.

7Bëmat e tjera të Jotamit, tërë luftrat dhe veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit e të Judës.

8Jotami ishte njëzet e pesë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për gjashtëmbëdhjetë vjet në Jerusalem.

9Jotami u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ahazi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help