Hosea 8 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Kushtrimi

1«Bjeri borisë!

Si shqiponja vërtitet mbi shtëpinë e Zotit,

se e thyen besëlidhjen time,

e shkelën ligjin tim.

2Izraeli më thërret:

“Perëndia im, ne të njohim!”.

3Por, Izraeli e përbuzi të mirën,

armiku do ta ndjekë pas.

4Kurorëzuan mbretër

që nuk vinin prej meje.

Caktuan prijës

që unë nuk i njihja.

Bënë idhuj me arin e argjendin e tyre

për shfarosjen e vet.

5I pështirë është viçi yt, o Samari.

Zemërimi im u ndez kundër tyre.

E pafajshme a do të jesh ndonjëherë?

6Një mjeshtër prej Izraelit e bëri,

ai nuk është Perëndi.

Copë e çikë do të bëhet viçi i Samarisë.

7Mbjellin erë e korrin stuhi.

Gruri i tyre kallinj nuk lidh

e miell nuk prodhon.

E në prodhoftë,

të huajt do ta përlajnë.

8Izraeli u përpi,

u bë ndër kombe

një enë pa vlerë.

9U ngjitën në Asiri

porsi gomari që i vetëm endet.

Ujdi bën Efraimi me dashnorët e vet.

10Ndonëse bëjnë ujdi me kombet,

unë tani do t'i mbledh tok.

Do të treten pak nga pak,

nën peshën e mbretit të princave.

11Sa herë Efraimi shton altarët për mëkatet,

ato i kthehen në altarë të mëkatshme.

12Për të i shkrova

ligjet e mia të shumta,

por të huaja i duken ato.

13Më kushtojnë flijime

e mishin e tyre hanë,

por Zotit nuk i pëlqejnë.

Do t'i kujtojë ai fajet e tyre,

mëkatet e tyre do t'i ndëshkojë

e në Egjipt ata do të kthehen.

14E harroi Izraeli krijuesin e vet,

pallate mbretërore ai ndërtoi

e Juda qytetet e fortifikuara i shtoi.

Zjarr do të dërgoj në qytetet e tij,

fortesat e tij do t'i përpijë».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help