Jonai 2 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Lutja e Jonait

1 Zoti dërgoi një peshk të madh që ta gëlltiste Jonain dhe Jonai qëndroi në barkun e peshkut tri ditë e tri net.

2Nga barku i peshkut, Jonai iu lut Zotit, Perëndisë së tij,

3duke thënë:

«Kur u gjenda ngushtë i thirra Zotit

e m'u përgjigj;

thellë nga barku i skëterrës kërkova ndihmë

e ti ma dëgjove zërin.

4Në thellësi më hodhe, në zemër të detit,

ku rrjedha e ujit nga çdo anë më rrethoi

dhe gjithë dallgët e valët e tua mbi mua kaluan.

5Dhe unë thashë me vete:

“Ndonëse i dëbuar larg pranisë sate,

kam për ta parë sërish tempullin tënd të shenjtë”.

6Ujërat më mbuluan deri në grykë,

humnera e detit më rrethoi nga çdo anë,

algat rreth kokës m'u mbështollën.

7I fundosur deri në rrëzë të maleve,

ku shulat e nëntokës

përgjithmonë pas meje ishin mbyllur,

ti nga gropa e vdekjes

lart të gjallë më ngjite,

o Zot, Perëndia im.

8Kur jeta ime po fikej,

Zotin kujtova

e lutja ime te ti mbërriti,

në tempullin tënd të shenjtë.

9Ata që adhurojnë idhuj të kotë

braktisin mirësinë tënde,

10ndërsa unë,

me këngë falënderimi fli do të të kushtoj

dhe çfarë kam premtuar

do ta bëj.

Shpëtimi vjen nga Zoti».

11Atëherë Zoti e urdhëroi peshkun ta villte Jonain në breg.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help