Psalmet 54 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Himn i Davidit,

2kur zifitët shkuan e lajmëruan Saulin se Davidi fshihej diku mes tyre.

3O Perëndi, shpëtomë për hir të emrit tënd,

jepmë të drejtë me fuqinë tënde.

4Dëgjoje, o Perëndi, lutjen time,

vëru vesh fjalëve të gojës sime.

5Se të huajt janë ngritur kundër meje

dhe gjakatarët kërkojnë të më marrin jetën,

njerëz që s'duan t'ia dinë për Perëndinë. selah

6Por Perëndia është ndihma ime,

Zoti përkrahësi i jetës sime.

7Rëntë e keqja mbi vetë armiqtë e mi,

për hir të besnikërisë sate, shfarosi!

8Gjithë ëndje do të të kushtoj fli,

emrin tënd do ta përlëvdoj, o Zot,

se është i mirë.

9Se më shpëtove nga çdo fatkeqësi

dhe sytë e mi e panë shkatërrimin e armiqve të mi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help